Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock

Bota

Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock zhvillon bisedën e parë telefonike me homologun Rubio: Duam të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane

28 Janar, 07:31| Përditesimi: 28 Janar, 07:35

  • Share

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pati një bisedë të parë me homologun e saj të ri amerikan, Marco Rubio, të hënën, pas marrjes së detyrës javën e kaluar. Në këtë bisedë, që zgjati rreth 30 minuta, Baerbock e siguroi Rubio se Europa dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me administratën e re amerikane dhe të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Biseda u zhvillua gjatë Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, dhe tema të tjera që u diskutuan përfshinë forcimin e NATO-s, luftën Rusi-Ukrainë, situatën në Siri dhe Rripin e Gazës, si dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet me Kinën.

Takimi i parë kokë më kokë i dy ministrave të Jashtëm pritet të zhvillohet në samitin e sigurisë në Mynih në mes të shkurtit. Pas kësaj bisedë, ministrat e jashtëm të vendeve të tjera anëtare të BE-së, si Polonia, Lituania dhe Italia, kishin pasur gjithashtu kontakte me Rubio.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?