Ministrja e Jashtme: Do të hapim ambasadë në Ukrainë! Marrëveshja e detit me Greqinë këtë vit në gjykatë

7 Janar 2023, 12:15| Përditesimi: 7 Janar 2023, 15:07

  • Share

Integrimi i vendit dhe përforcimi i rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare duke bashkëpunuar ngushtë me aleatët e mëdhenj, do të jetë kryefjala e politikës së jashtme të vendit tonë në 2023.

 “MEPJ do të forcojë dialogun me vendet anëtare dhe me Komisionin Evropian. Bashkëpunimi më i ngushtë dhe prioritar do të jetë me Presidencën suedeze të Këshillit të BE dhe me atë spanjolle në gjysmën e dytë vitit që sapo ka nisur.”- tha Xhaçka.

Drejtuesja e dikasterit të politikës së jashtme është e bindur se as nga Pasaportat e Arta e Amnistia Fiskale, nga të cilat qeveria nuk tërhiqet, nuk do ta dëmtonin procesin e integrimit.

‘Nuk janë shpikje shqiptare, asnjë gjë e re. Jemi duke diskutuar me BE se cili do ishte e drejta më e mirë për të aplikuar amnistinë fiskale. Progres raporti nuk thotë që nuk duhet të bëhet apo pengon integrimin, progres raporti thotë duhet të minimizojë rreziqet dhe të punojë për këtë me BE.’- u shpreh Xhaçka.

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka tha se prioritet do të jetë edhe marrëdhënie brenda rajonit, duke njoftuar se Shqipëria dhe Greqia synojnë që brenda 2023 të referojnë në Gjykatën Ndërkombëtare çështjen e detit.

‘Do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë.’- nënvizoi Xhaçka.

Mbështetjen e treguar për Ukrainën, në krah të SHBA e NATO, Shqipëria pritet ta finalizojë këtë vit me hapjen e një ambasade atje.

‘Pritet hapja e Ambasadës sonë në Ukrainë, Pritet hapja e Ambasadës se Azerbajxhanit në Tiranë dhe zyrtarizmi i vendimit për hapjen e Ambasadës sonë në Baku’.- u shpreh Xhaçka.

Për herë të parë, komenton edhe njoftimin e ministrisë që drejton, për nisjen e procedurave të zëvendësimit të ambasadores amerikane Yuri Kim, që u cilësua edhe skandal diplomatik.

‘Nuk ndërhymë në punët e brendshme të SHBA, I vumë kapak thashethemeve të Non gratave që bënin teori komploti të një ambasadori që sipas tyre lëviznin si elcktrone të lira, e vepronin kundër përfaqësimit të shtetit të vet.’- tha Xhaçka.

Ajo theksoi se kjo reflekton nxitjen e bashkëpunimit në rajon, ku sipas saj, Ballkani i Hapur luan një rol kyç.

'Gjatë vitit 2023 do ta forcojmë më tej rolin tonë pro-aktiv në rajon, me mikpritjen që përmenda të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit, por jo vetëm:  Shqipëria do të marrë kryesinë e Fondit për Ballkanin Perëndimor për periudhën janar – dhjetor 2023. Do të ndjekim procedurat për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të nënshkruara në nëntor 2022, në kuadër të procesit të Berlinit (përfundimi i procedurave ratifikuese). Do të ndjekim zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Ballkanit të Hapur.'- tha ministrja.

Përgjatë konferencës për mediat, Xhacka foli edhe për takimin e kryeministrit Rama me Presidentin Begaj një ditë më parë, për zëvendësimin e diplomatëve tanë, duke thënë se ende nuk janë përcaktuar emrat e ambasadorëve që do të zëvendësohen. 

Ora 13:39
Ministrja e Jashtme rreshton objektivat për 2023: Me Greqinë do të vijojë puna teknike për negociatat për çështjen e ‘Detit’ për pyetjet që do çojmë në Hagë

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat ka rreshtuar edhe synimet që kjo ministri do të përmbushë për 2023. Në fjalën e saj ministrja u shpreh se do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Sipas ministres arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë.

‘Do të thellojmë bashkëpunimin, edhe me mbajtjen e takimeve G2G me Kosovën, me shkëmbimin e diplomatëve midis dy ministrive të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë dhe përfundimin e procedurave për Konsullatat e Përbashkëta. Do të thellohet bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut, sidomos puna e përbashkët për Korridorin VIII, që do të thotë se përtej bashkëpunimit dypalësh, do të ketë një dialog të forcuar për Korridorin VIII edhe me Bullgarinë dhe Italinë.

Me Italinë, do të nxitet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për pensionet dhe me Greqinë do të vijojë mbajtja e takimeve teknike për përfundimin sa më shpejt të marrëveshjes për pensionet. Do të vijojë puna teknike për përgatitjen për negociatat me Greqinë për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do t’i shkojnë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me çështjen e kufizimit të zonave detare. Arritja e këtij kompromisi që do të bënte të mundur referimin e çështjes në Gjykatë.  Po planifikojmë aktivitete të përbashkëta për 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.

Sai përket marrëdhënieve dypalëshe përtej rajonit tonë, gjatë 2022 është realizuar nje agjende intensive bilaterale, sa i takon realizimit të vizitave në nivele të larta, në nivel Presidenti Republike, Kryeministri, Kryetare Kuvendi, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në të gjitha këto takime është lobuar dhe marrë mbështetje për integrimin Evropian te Shqipërisë, është konfirmuar vullneti për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, është përmirësuar baza ligjore e bashkëpunimit, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve, si dhe është lobuar për mbështetje kandidaturash e qëndrimesh në organizatat ndërkombëtare. Fokus i veçante i është kushtuar lobimit për çështjen e Kosovës dhe luftës në Ukrainë.

Gjatë këtij viti, do te vijohet me  intensifikimin e agjendës bilaterale dhe forcimin e mbulimit diplomatik : Pritet hapja e Ambasadës sonë në Ukrainë, Pritet hapja e Ambasadës se Azerbajxhanit në Tiranë dhe zyrtarizmi i vendimit për hapjen e Ambasadës sonë në Baku, Janë konfirmuar një sërë vizitash në nivel Presidenti, Kryeministri, ministër i Jashtë etj.’- u shpreh ministrja.

Ora 13:24
Njoftimi për zëvendësimin e Kim, ministrja: I vumë kapak trillimeve të non gratave

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat është pyetur në lidhje me deklaratën e bërë publike në mediat për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së, pak javë më parë. Ministrja Xhaçka tha se reagimi ishte detyrim për t’i dhënë fund spekulimeve të non gratave.

Gazetari: Çfarë punë ka ministria e Jashtme me zgjedhjen e ambasadorëve që bën një shtet tjetër?

‘Shteti shqiptar është shteti pritës dhe nuk ka asnjë punë me çshtjet që bën shtetit tjetër. Por kemi një rol për dhënien e dakordësisë sa herë ndodh akreditimi i ambasadorëve. Në kushtet kur ambasadorja amerikane për shkak të trillimeve, në gjykuam se po i vinim kapak në kushtet për shumë kërkesa për informacion, apo rrodhi në media në thamë ju lutem ti vëmë kapak thashethemeve pasi nuk ka asgjë për tu shënuar. Mund të mos e kishim bërë, pro qëllimi ka qenë ky dhe vetëm ky. Marrëdhënia me SHBA nuk ka qenë ndonjëherë më e thellë dhe domethënëse sa ç’është sot. Jam i bindur se edhe ambasadori/ja i ri do të shpallet i korruptuar nga Foltorja, por jam  bindur se do punoj me përkushtim për këtë vend.’- tha Xhaçka.

Ora 12:57
Akuzat e opozitës për investitore strategjike, Xhaçka: Shpifje! Fjalën e fundit e thotë gjykata! S’kam shkelur asnjë ligj

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka gjatë një konferencë për shtyp është pyetur sërish në lidhje me akuzat e opozitës kundrejt bashkëshortit të saj se është investitor strategjik dhe se ministrja ka konflikt interesi të qëndroje në detyrë. Ministrja tha se fjalën e fundit e ka gjykata dhe sipas saj të gjitha janë shpifje nga opozita, ndërsa shton se nuk ka shkelur asnjë ligj apo kaluar asnjë normë etike.

‘Nuk më rëndon shpatullat aq sa ç’mund ta imagjinoni të qenin ministre dhe investitore strategjike. Është kthyer në filozofi punë nga opozita e cila shpif shpif se diçka do të mbetet. Shpifje dhe hiperbole politike që vjen nga kjo opozitë që ka humbur rrugën e saj. Megjithatë ky është një proces që për fat të mirë ka hyrë në binar ligjor dhe fjalën e fundit e ka gjykata. Do ju thosha të prisni me durim ashtu siç po pres edhe unë pasi nuk kam shkelur asnjë ligj dhe nuk kam kaluar asnjë normë etike dhe morale.’- u shpreh Xhaçka.

Ora 12:37
Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në: Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë forcoi mbështetjen për integrimin

 

Kryenegociatorja me BE-në Majlinda Dhuka në një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme u shpreh se mbajtja e samitit të BE-Ballkani Perëndimor forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit në BE bazuar mbi merita.

‘Ne vitin 2022 mbështetja unanime e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së duke dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave shënoi një moment histori mbi vendin, Shqipëri ai çeli negociatat mbi bazën e meritës. Çoi para axhendën e reformave të rëndësishme të vendit. Progresi i dukshëm i Shqipërisë u konfirmuan dhe në raportin e KE-së për Shqipërinë. Struktura institucionale janë forcuar dhe Shqipëria ka bërë qartas progres, sipas raportit të KE-së. Në 2022 u mbajt në Tiranë për herë të parë samiti i BE- Ballkani Perëndimor, i cili riafirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon me perspektive të qartë Europiane. Mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Riafirmoi se BE mbetet partneri më i afërt i yni. Samiti forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit bazuar mbi merita. U zhvillua dhe u thellua dialogu në të gjitha nivelet.'- u shpreh Dhuka.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • agim: 07/01/2023 13:39

    Me thene te drejten ti je ministrja mee e dobte pas asaj Krifces se Bujqesise,ne kete qeveri leshi,qeveri cupkash. Dhenja sa me pare nga ti e dorheqjes do ishte kulture,dhe largimi i juaj nga Rama sa me pare do ishte detyre e tij.

    Përgjigju
    • perendim: 08/01/2023 00:02

      ajo mezi e mori ate post duke ber zedhenese per shtyp te ps per vite me rradhe jo me ta leshoje aq lehte besnikeria ndaj rames ju shperblye tani i duhet dhe per numer rames se ka nevoje per gra ne parlament te plotesoje kushtet e europes dhe te duket vend i zhvilluar shqiperia

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?