Tanja Fajon dhe Olta Xhaçka

Ministrja e Jashtme takohet me homologen sllovene Tanja Fajon në Selanik: Mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE! Mirënjohje për përpjekjen e palodhshme

10 Qershor 2022, 09:26| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 10:32

  • Share

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka është takuar me homologen e sapoemëruar të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mes tyre u zhvillua pak para ministerialit të SEECP që mbahet sot në Selanik. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhacka shkruan se dita ka nisur mbarë me takimin me Fajon, të cilën e cilëson si mike dhe mbështetëse t ëintegrimit të Shqipërisë në BE.

“Fillim i mbarë i ditës me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit  të Shqipërisë në BE.  Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, shkruan Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore bën bashkë 12 shtete, i pranishëm edhe kryeministri Rama, presidentja e KE dhe kancelari Scholz


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?