Politikë

Ministrja e Jashtme takon të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin: Presim të bashkëpunojmë për integrimin e Shqipërisë në BE

28 Shtator 2022, 16:08| Përditesimi: 28 Shtator 2022, 16:10

  • Share

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Xhaçka ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se kanë diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministrja thotë se presin mbështetjen e Gjermanisë sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë në union, si edhe të bashkëpunojnë ngushtë për Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në nëntor.

“Takim i shkëlqyer me përfaqësuesin special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Mirënjohje ndaj Gjermanisë, por edhe personalisht z. Sarrazin, për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin në BE të Shqipërisë. Mirëpresim të bashkëpunojmë ngushtësisht së bashku për integrimin në BE dhe në Samitin e Procesit të Berlinit në nëntor”, shkruan Xhaçka.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?