Ministrja e Kulturës dhe rektori Kastriot Çaushi, marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e infrastrukturës tek Artet

8 Maj 2019, 17:11| Përditesimi: 8 Maj 2019, 19:05

  • Share

Puna disamujore mes Universitetit të Arteve edhe Ministrisë së Kulturës u finalizua me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit për implementimin e dokumentit “Pakti për universitetin”. Bashkëpunimi parashikon projekte të përbashkëta dhe ngritjen e grupeve të punës për përmirësimin e infrastrukturës së Universitetit të Arteve. Rektori i Arteve Kastriot Çaushi për arritjen e kësaj marrëveshje vlerëson lëvizjen e studentëve
“Lëvizja e studentëve që u zhvillua, të gjithëve na hapi sytë, na vuri në lëvizje për të parë realitetin me një sy tjetër, shumë më realist se më parë, shumë më objektiv edhe konkret... Është shumë e rëndësishme, që MK na është përgjigjur në një bashkëpunim konkret, sepse ne kemi plotësuar disa detyra që na janë kërkuar, siç janë kërkesa konkrete për të parë jo vetëm infrastrukturën tonë, që është e vjetruar, e krijuar para çlirimit, salla, por edhe për laboratorë, instrumente edhe bibliotekë, si edhe lidhje me institucione të tjera, TKOB apo TK, që të krijohet një kompleks i tërë midis institucioneve”, shprehet rektori i Arteve, Kastriot Çaushi.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti e konsideron këtë dialog të frytshëm, sepse u hap rrugën edhe bashkëpunimeve të tjera, mes dy institucioneve.
“Ndryshe nga kolegë të tjerë, e kemi strukturuar këtë dialog më solid edhe jemi më të vetëdijshëm për hapat e ndërmarrë, nevojat edhe jo vetëm për infrastrukturën. Ky nënshkrim i sotëm është një pasazh, që do të përcillet edhe me nënshkrime të tjera bashkëpunimi me institucione të ndryshme. Në këtë kuadër kemi kryer përtej UA-së edhe takime të tjera, sidomos me partnerët që i falënderojmë, që na kanë mbështetur në sfidën tonë madhore për restaurimin e sallës. Do të kisha dashur që të vinim sot edhe me atë marrëveshje të nënshkruar, vetëm se hapat janë zgjatur më shumë për arsye burokratike. Hapi i parë do të jetë për projektin e mirëfilltë, edhe koston finale të restaurimit, sipas kushteve të mirëfillta, të sallës së Arteve. Në qershor do të kemi të plotë të gjithë listimin e projekteve. Kjo ka qenë një sfidë e madhe, për të mbledhur të gjithë listën e nevojave. Nuk mund që të shprehem me datë, se kur do të nënshkruajmë marrëveshjen  e detajuar të sallës, jo vetëm inxhinjerike, por edhe për akustikën edhe më tepër. Ky projekt do të finalizohet, kemi caktuar 45 plus 120 ditë në kontratën që po parashtrojmë me bashkëpunëtorët edhe partnerët”, shpjegon Margariti.

Ndërsa, fillimi i këtij bashkëpunimi u prit edhe me diskutim nga pedagogët e arteve, të cilët ndalën veçanërisht tek nevoja, që artistët e rinj kanë për një fond të veçantë, nëpërmjet të cilit të sigurojnë mbështetje, si krijues të rinj

A do të mbështesni artistët si krijues, kjo është e rëndësishme. Kostoja është shumë më e ulët, sesa çdo institucion tjetër që keni në varësi”, shprehet Petrit Malaj.

Për këtë Margariti shpjegon se nuk do të mund që të fillojë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë mundësi për bashkëpunim. “Mendoj se kërkesa më e madhe është që studentët të kenë mundësi që të hidhen në tregun e punës. Kjo do të ishte një mbështetje më e madhe, sesa mbështetja si krijues”, thotë Margariti.

Kastriot Çaushi bëri të ditur se në muajin qershor do të nis edhe rikonstruksioni i korpusit qendror të Arteve.

“Jashtë paktit të universitetit, doja që t’ju thoja një gjë edhe për infrastrukturën. Kjo godinë ku jemi ne, korpusi qendror do të rikosntruktohet nga e para besoj s atë mbaroj sezoni i shkollës”.

Ndërsa, regjisori Besnik Bisha kërkoi që të  ketë më shumë vëmendje në kërkimet shkencore të profesoratit.

Unë mendoj, se në ligjin e arsimit kemi një pikë që nuk është zbatuam kërkimet shkencore të profesoratit. Kjo duhet konvertuar në shkollën tonë në krijimtari. Do të ishte mirë që në këtë kuadër të kësaj pike të MK, që në ligjin e arsimit nuk është bërë. Do të ishte mirë, që brenda kësaj marrëveshje të hyjë ky fond, që t’u krijojë mundësinë studiuesve tanë, që të shpalosin vlerat e tyre. Besoj se do të jetë një gjë e madhe edhe mundshme, që MK të ketë një fond që menaxhohet nga dekanati”, tha regjisori Besnik Bisha.

Konkretizimi i marrëveshjes “Pakti për universitetin” nis në muajin qershor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?