Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët

10 Janar 2023, 11:17| Përditesimi: 10 Janar 2023, 14:55

  • Share

Duke filluar nga ky vit fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grup moshën mbi 65 vjeç. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për media për arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023.

Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç dhe për vitin 2023 do të përfitojnë edhe pensionistët +65 vjeç. Mbi 50 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë. Manastirliu u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik. 

“Programi kombëtar i vaksinimit anticovid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend. Mbi 1.3 milion qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës antiCovid; mbi 1.2 milion kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”, tha Manastirliu. 

Manastrliu ka reaguar mbi denoncimin e deputetit demokrat Tritan Shehu se prej një muaji kardiokirurgjia në QSUT është e bllokuar pasi mungojnë materialet për operacione në zemër siç janë oksigjenatorët.

Në konferencën për mediat, Manastirliu tha se ky shërbim nuk është ndërprerë për asnjë moment për rastet e urgjencës. Ajo theksoi se janë marrë masat për të furnizuar këtë repart me të gjitha materialet e nevojshme. Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV. 

Ministrja Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit, për sistemin e survejancës aktive për kontrollin e Covid 19, të sëmundjeve infektive dhe gripit stinor si dhe rritjes me 40% të kapaciteteve në aparatura për analizat laboratorike. Infrastruktura shëndetësore, investimet në teknologji dhe mbështetja për rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë do të vijojë.

“Falë një sistemi përzgjedhjeje që mbështetet plotësisht mbi meritokracinë, por edhe cilësinë e hyrjeve të reja në sektorin e shëndetësisë, gjatë 2022 janë punësuar 335 mjekë të rinj të përgjithshëm dhe specialist dhe mbi 950 infermierë në shërbimin paresor dhe spitalor”, tha Manastirliu.

Pagat, si prioritet i kësaj qeverie, kanë shënuar një rritje prej  6% dhe siç ka deklaruar ministrja Manastirliu në konferencën vjetore për shtyp, kjo mbështetje financiare do të vazhdojë edhe gjatë 2023, për të arritur në 70% nga pikënisja (viti 2013).  Vetëm nga Pakoja e Madhe e fundvitit janë mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierë.

Ora 12:57
Programi i ri për nënat me shumë fëmijë, Manastirliu: Mbi 2 mijë aplikime në pak ditë

1673347091_finalprojekt.00334403.Still005.jpg

Ministrja Ogerta Manastirliu garantoi se buxheti i vitit 2023 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton zgjerimin e fokusit në mbështetjen financiare të fëmijëve, nënave me shumë fëmijë, të moshuarit dhe familjet.  

“Programi më i ri, është mbështetja e veçantë për gratë e papuna me 3 apo më shumë fëmijë deri 18 vjeç, me të ardhura familjare deri në 100 mijë lekë në muaj, duke i mbështetur me pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, për periudhën e kujdesit ndaj fëmijës deri 5 vjeç.”

 Pas pakos së madhe të qeverisë, rritjes më 20% të masës së ndihmës ekonomike dhe mbështetjes për forcimin e mburojës sociale, Ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin e mirë:

“Nga fillimi I nisjes së programit me datë 1 Janar deri më sot kanë aplikuar përmes platformës e-Albania mbi 2000 aplikuese.”

Pako e Madhe e dhënë për festat e fundvitit nga qeveria dhe ndihma ekonomike e vazhdueshme nga programi mbështetës I Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, përfshiu 164 mijë përsona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyrë. 57,300 familje me mbështetjen e menjëherëshme prej 8000 lekë, mbi 6700 nëna kryefamiljare me 20 mijë lekë si dhe mbi 71 mijë PAK më 8000 lekë.

Ora 12:12
Bllokimi i kardiologjisë, Ministrja: Shërbimi s'është ndërprerë për rastet e emergjencës, kemi marrë masa për pajisjen me materiale mjekësore

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu ka reaguar mbi denoncimin e deputetit demokrat Tritan Shehu se prej një muaji kardiokirurgjia në QSUT është e bllokuar pasi mungojnë materialet për operacione në zemër siç janë oksigjenatorët. Në konferencën për mediat, Manastirliu tha se ky shërbim nuk është ndërprerë për asnjë moment për rastet e urgjencës. Ajo theksoi se janë marrë masat për të furnizuar këtë repart me të gjitha materialet e nevojshme.

“Ka qenë një pyetje, por besoj se ka qenë përgjigja në kohë reale nga QSUT, e cila ka patur një përgjigje shteruese për shërbimin dhe vijimin e shërbimit të kardiokirurgjisë. Për situatat urgjente nuk ka munguar në asnjë moment, këtu kemi edhe profesor Boboçin, shërbimi nuk është ndalur për asnjë moment. Kemi marrë masa për materialet që kanë qenë dhe për të shtuar volumin të vijojë në shërbimin e kardiokirurgjisë.

Numri i ndërhyrjeve është rritur krahasuar me një vit më parë me 30%, janë 847 ndërhyrje që janë kryer. Kur buxhetet alokohen, alokohen në bazë të projeksioneve. Në fillim të vitit vlerësohen kapacitete e sallave, ekipeve. Totali i ndërhyrjeve në vitin 2022, është 847 ndërhyrje, në vitin 2021, ka qenë 817 ndërhyrje. Më shumë ndërhyrje të kryera, jo vetëm që i kemi mbuluar urgjencat, por edhe më shumë planifikime.

Gjatë vitit 2022 kemi hapur qendër të dytë kardiokirurgjie te ‘Shefqet Ndroqi’, ku janë kryer mbi 100 ndërhyrje kardiokirurgjike. Numri i ndërhyrjeve dhe pacientët e shërbyer kanë marrë të gjithë ndihmë dhe mbështetjen e nevojshme. Ministria e Shëndetësisë ka alokuar të gjitha buxhetet dhe vijojnë të kryhen në normalitet procedurat për krijimin e furnizimit dhe sot ka pajisur materialet që duhen për të vijuar në normalitet për të mos munguar shërbimi për rastet e urgjencës. Çdo gjë është në atë normalitet sikurse QSUT deklaron.

Kemi marrë masa që të kemi furnizim në vazhdim. Nuk mungon asgjë në shërbimin e kardiokirurgjisë për shërbimet e urgjencës dhe madje është vendosur që edhe lista e pritjes të ezaurohet. Buxheti, për gjithë shërbimet, është dhënë i plotë nga Ministria e shëndetësisë. Procedurat ligjore do ndiqen deri më 1, shërbimi për pacientët do bëhet 1 më 1. Kaq ju the, kaq iu garantoj”, tha ministrja.

Ora 11:55
335 mjekë dhe 950 infermierë të punësuar gjatë 2022, Manastirliu: Mbështetja e profesionistëve e shëndetësisë prioritet mbi prioritetet

1673347091_finalprojekt.00334403.Still005.jpg

Infrastruktura shëndetësore, investimet në teknologji dhe mbështetja për rritjen e pagave për profesionistët e shëndetësisë do të vijojë. “Falë një sistemi përzgjedhjeje që mbështetet plotësisht mbi meritokracinë, por edhe cilësinë e hyrjeve të reja në sektorin e shëndetësisë, gjatë 2022 janë punësuar 335 mjekë të rinj të përgjithshëm dhe specialist dhe mbi 950 infermierë në shërbimin paresor dhe spitalor”, tha Manastirliu.

Pagat, si prioritet i kësaj qeverie, kanë shënuar një rritje prej  6% dhe siç ka deklaruar ministrja Manastirliu në konferencën vjetore për shtyp, kjo mbështetje financiare do të vazhdojë edhe gjatë 2023, për të arritur në 70% nga pikënisja (viti 2013). 

Vetëm nga Pakoja e Madhe e fundvitit janë mbështetur 19 mijë mjekë dhe infermierë.

Ora 11:41
Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë, ministrja: Nuk është fenomen i izoluar vetëm për Shqipërinë, ka prekur gjithë vendet e rajonit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat është pyetur në lidhje me largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë, ku tha se ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm për Shqipërinë. Sipas ministres lëvizja e lirë e mjekëve ka prekur të gjitha vendet e rajonit.

‘Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është vetëm një fenomen i izoluar për Shqipërinë por për të gjitha vendet e Rajonit në masë. Lëvizja e lirë ka sjellë edhe vakanca. Por ajo që dua të them është se përgjatë 2022, 343 mjekë janë punësuar në sistemin tonë shëndetësore, duke plotësuar nevojat e sistemit. Përgjatë 2022, 100 mjekë specialistë janë atashuar në spitalet tonë. Përballja me këtë fenomen është një betejë e përditshme. Është një punë e përditshme në shumë drejtime. Janë mbi 1800 kuotat e specializimeve të hapura pranë fakultetit të mjekësisë dhe janë të gjithë specialistë që do të atashohen pranë specializimit të sistemit tonë shëndetësore. Kemi rritur me 100 kuotat e pranimeve në fakultetin e mjekësisë dhe infermierisë si dhe kemi vijuar me rritjen e pagave. Edhe Britania e Madhe është prekur nga lëvizja e mjekëve.’- tha ministrja.

Ora 11:29
Ministrja e Shëndetësisë: Këtë vit fishat e diabetit do jepen falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

 

Fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grup moshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë konferencës vjetore me gazetarët, për arritjet e vitit 2022 dhe prioritetet e vitit 2023.

Qeveria ka vendosur zgjerimin e fashës përfituese dhe nëse deri tani kjo kategori përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç dhe për vitin 2023 do të përfitojnë edhe pensionistët +65 vjeç. Mbi 50 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë.

Ministrja Manastirliu tha se këtë vit rritet financimi me 4 milion dollarë për Listën e Barnave të Rimbursueshme për trajtimin e sëmundjeve kronike, duke e çuar në 11.4 miliard lekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klodi: 10/01/2023 13:04

    Nuk na tregove sa miliona euro do vidhni ket vet

    Përgjigju
  • Goni: 10/01/2023 11:59

    Përgëzime për sukseset madhështore znj.zëvendësministre! Jeni gojortarja më fisnike e kësaj qeverie.

    Përgjigju
  • Pacientja: 10/01/2023 11:40

    " Rritni rrogat mjekeve e infermiereve te shkretet jane ne hall te zotit"haha e rrjepen popullin,farmacistet i rrisin cmimet e ilaçeve si tju teket,nuk i kontrollon njeri,si nuk e ndigjuam asnjehere ministren me fol per korrupsionin ne shendetesi,shqiperia rrumpai

    Përgjigju
    • O truthare!!!!: 10/01/2023 13:07

      Farmacisët lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje ilaçesh dhe këto të fundit kanë pulla me cmimin sipër o të plaçin sytë inshallah!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?