Ministrja e Shëndetësisë gjatë takimit me drejtuesit e ISHSH

Ministrja e Shëndetësisë takim me inspektorët e ISHSH: Intensifikoni kontrollet në terren, administratë dhe njësi tregtare për zbatimin e masave anti-COVID

12 Janar 2022, 14:24| Përditesimi: 12 Janar 2022, 14:32

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend,  ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren. për zbatimin e masave anti-COVID.

Po ashtu Manastirliu kërkoi edhe kontrolle në administratë dhe njësi tregtare për të siguruar se punonjësit respektojnë vendimin dhe janë të pajisur me certifikatë vaksinimi, certifikatë shërimi apo test antigjen.

"Me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, kërkova intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve anti-COVID në të gjithë territorin si dhe verifikimin e masave për sigurimin e dokumentit të certifikatave të vaksinimit, certifikatave të shërimit apo testin e antigenit në strukturat e administratës publike dhe njësitë tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët", shkruan Ministrja Ogerta Manastirliu në Facebook.

Me vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve, që prej 4 janarit punonjësit e administratës dhe ata në markete e qendra tregtare nuk lejohen të paraqiten në punë pa certifikatë vaksinimi, certifikatë shërimi apo test antigjeni.

Ndërkohë në vend është e detyrueshme vendosja e maskës në ambientet e mbyllura apo aty ku nuk mund të ruhet distancimi social, por kjo masë shkelet në mënyrë të vazhdueshme nga qytetarët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?