Ministrja e Shtetit: Çdo javë kemi 1 mln sulme kibernetike, i rezistojmë! Tabaku: Siguria kombëtare u cënua! Kreu i DSIK: S'janë prekur informacionet e klasifikuara

15 Nëntor 2022, 11:48| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 15:00

  • Share

Diskutimi i projektligjit për “Informacionin e Klasifikuar”, riktheu debatet për sigurinë kibernetike në vend, pas shënjestrimit nga Republika Islamike e Iranit.

Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali, pranoi se sulmet kibernetike vijojnë, por ata përballohen nga sistemet tona.

“Në javë 1 milionë sulme ndaj sistemit digjital, të cilat kthehen mbrapsht, po ju them që ky nuk ishte sulm i disa fëmijëve në bodrum, por nga republika islamike e Iranit, Shqipëeria ka reaguar shumë shpejt për tu rimëkëmbur, për 12 ditë”- u shpreh Spiropali.

Përplasje pati me kryetaren demokrate të Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabakun, e cila e kritikoi qeverinë se ka shpenzuar shumë para për një sistem digjital që doli zbuluar para sulmeve. 

‘Problem është që ju digjitalizimin e konsideroni si tendera rrugësh. E marrin kompani të mëdha që e nënkontraktojnë dhe pastaj bëhet shto ujë e shto miell dhe pastaj bëhen si koncesionet e rrugëve.’- tha Tabaku.

‘Shpenzojmë 34 herë më pak se Estonia për mbrojtjen digjitale, një vend sa gjysma e Shqipërisë  shpenzon në vit aq sa kemi shpenzuar ne në 9 vite. Për të mos folur për BE, 127 miliardë euro për sigurinë.’- iu përgjigj Spiropali.

Ndërsa kreu i DSIK, Dorian Tola tha se pavarësisht rrjedhjes së të dhënave sensitive, informacionet e klasifikuara nuk janë prekur.

‘Nuk janë pjesë e sistemeve të klasifikuara. Infrastruktura që trajton informacionet e klasifikuara nuk është prekur. Të dhënat e tjeraqë dalin, janë të dhëna sensitive, por jo të dhëna të klasifikuara.’- u shpreh Tola.

Komisioni për Integrimin Europian kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për Infromacionin e Klasifikuar, që parashikon për herë të parë deklasifikimin e pjesshëm, ndërsa PD e kushtëzoi votën pro në parlament me marrjen parasysh të amendamenteve të saj për deklasifikimin e plotë të dosjeve të ish sigurimit të shtetit.

‘Duhen deklasifikuar edhe dokumentet e financimit të PD me Rubla ruse.’- u shpreh Balla.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?