Bilali kritika Enio Jaços: S'je objektiv në qëndrim, s'ka kompani amerikane që janë penguar të investojnë nga klima e biznesit në Shqipëri

29 Korrik 2023, 10:10| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 13:21

  • Share

TIRANË- Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka kundërshtuar drejtuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, pasi ky i fundit ka deklaruar se klima e biznesit në vendin tonë është jo miqësore. Në një postim në Facebook, Bilali shkruan se Jaço është kontradiktor në qëndrimet e tij në raport me investimet amerikane në vend, pasi njëherë ka deklaruar se investimet nga SHBA në Shqipëri janë trefishuar dhe më pas thotë se investuesit amerikanë janë hasur me problematika.

Ministrja thotë se që kur mban këtë post nuk ka dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë. Madje ajo edhe ngre një pyetje për Jaçon se si e shpjegon faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit. Bilali thotë se Jaço ndryshoi qëndrim pas publikimit të raporti të DASH, i cili sipas saj është marrë copy paste dhe nuk është rifreskuar prej 2 vjetësh.

"Drejtuesi i AmCham para 4 ditësh (vetëm pasi u publikuan statistika me shifra) pohon dhe shprehet i kënaqur që janë 3-fishuar investimet amerikane ne vend. 3 ditë më vonë pas publikimit raportit të Departamentit të Tregtisë (i parifreskuar prej 2 vjetësh), rimarrë nga DASH me disa ndryshime, shprehet që problem është klima jo miqësore e biznesit. Pyetja që të vjen menjëherë në mendje është, si e shpjegon drejtuesi shqiptar i AmCham (normalisht ai duhet të kontribuoje në leximin objektiv të aktualitetit në terren) faktin se amerikanet investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit, ndërkohë që një seri investimesh të tjera të mëdha amerikane janë ne proces përgatitjeje?!

Askush nuk i mohon këto probleme, po qyshse jam në këtë detyrë as e kam hasur dhe as kam dëgjuar për ndonjë kompani amerikane apo europiane, që e ka penguar klima e biznesit në Shqipëri të investojë! Madje përkundrazi, kam pasur vetëm reagime shume pozitive prej tyre për mikpritjen dhe trajtimin në Shqipëri. Njëjtë kam dëgjuar edhe nga koleget e mi! Sa gjynah kur bashkëqytetarë tanët, aq me tepër në funksione të tilla ndikojnë për keq, pa asnjë fakt apo shifër, në ushqimin e perceptimeve të deformuara prej vitesh qoftë tek opinioni publik, qoftë tek miqtë dhe partnerët e huaj! Por shyqyr në fund mbetet si gjithnjë puna me faktet e punës, për të cilat flet sot edhe Shqipëria turistike, me të dhënat e saj mbresëlënëse", shkruan ministrja. 

Në fund Bilali thotë se këto deklarata pa shifra e fakte ndikojnë tek opinioni publik, qoftë tek miqtë apo partnerët e huaj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • No one: 29/07/2023 21:27

    Hajdute dhe e paafte. Tipike sahalepirese...

    Përgjigju
  • Gazepi: 29/07/2023 17:10

    Lufte imperialismit amerikan. Doli Lenka tipike e pa afte dhe totalisht e korruptuar

    Përgjigju
  • Scutari: 29/07/2023 15:29

    Rritja 3 herë e investimeve nuk do të thotë që nuk ka probleme (një investor ka derdhur 3 milion dollarë, nga 1 i derdhur vjet dhe ja ku mbaroi ky muhabet).Ende nuk ju është mbushur mendja se çdo gjë Made in USA në Shqipëri duhet marrë e mirëqenë?! Kur të thonë amerikanët se e keni gabim shikoni se ku duhen ndrequr gjërat pa ardhur FBI se pastaj do të përfundoni në editorial si të goditur nga spak.

    Përgjigju
    • Kistra: 29/07/2023 19:28

      Gjergj, te gjitha t'i fali, por qe me fyen nenen nderkohe qe e shkreta eshte ne boten tjeter, kete jo pasi nuk ta kam borxh. Po te njiheshim do t'te vinte turp per gjuhen qe perdore. Une nuk jua kam nevojen e nuk me rruhet per politikanet e gjithe kraheve e politiken ne pergjithesi.

    • Gjergj: 29/07/2023 18:05

      @Kistra. Ti, je mè i zgjuari i mamasè. Bilbili i doktorr koqes, ishte ai qè u tha hajdutève tè Ramès, vidhni? 10 vjet pushtet pèr Ramèziun,,,,pèr çfarè gjyqtarèsh e prokurorèsh tè doktorr mortjes flet, kur Rama, shoku i ngushtè i gjithè hajdutève, qysh prej Tan Qimes, mund ti kish ndèrruar sa herè tè donte? Ik more supaxhi i ndyrè.!!!

    • Kistra: 29/07/2023 16:04

      Nuk ka nevoje te vije FBI pasi mjafton ti bjere bilbilit Doktori e kamikazet e tij ne SPAK e kudo dihet ku kafshojne!

  • A-10: 29/07/2023 14:37

    Ky zoteria e te ngjajshmit e tij ne bisnes, politik, media etj., kane mision nxirjen e ketij vendi. Ja kane shitur per pese lek shpirtin djallit!

    Përgjigju
  • redi: 29/07/2023 13:11

    Pergjigja e ministres Bilali kunder Jaces eshte me vend dhe kerkon reagimin e tij mbi mashtrimin qe i ben DASHit . Vet rritja e investimeve amerikane eshte pergjigja me themelire kundra tij,qe nuk e ka per here te pare nxirrjen e realitetit ekonomik shqiptar.Kujt i sherben kjo menyre te sjelluri me fake?Ka probleme por vet investitoret duhet te padisin personat publik qe i oengojne ne veprimtarine e tyre ise kerkojne rrushfet

    Përgjigju
    • Patrioti vertete: 29/07/2023 21:06

      Ky Jace qe e quan veten Kryetar i Dhomes Amerikane eshte nje UFO, nje person qe punon vetem per veten e tij ne projektet e Europes (qe i merr vete apo nga Qeveria ne menyre te korruptuar, nje person enigmatik qe nuk dihet se cfare pune ben. Merr te pakten 15-20 mije dollare ne muaj, dhe ka goje e flet per klimen e biznesit. Le te flase me fakte, cfare eshte demtuar, se na intereson si popull. Me shume te drejte Ministrja i thote me jep fakte cfare eshte bere keq. Sa per komentuesin Gjergj, qe eshte nje palaco i vertete dhe me fyerje e sharje komenton jo ne thelbin e problemit, qe jane faktet qe duhet te paraqese Jaco. Por nuk ka faj Jaco, se ka me dhjetra qe jane jashte dhe Jacos ja ngrejne kembet perpjete me aftesi, ndershmeri, pasterti dhe CV, te cilet jane te afte dhe te gatdshem ta paraqesin, kundrejt Jacos qe nuk dihet se cfare ka bere e cfare aftesish ka. Nje plehre e ndyre. Ky duhet te mbaje pergjegjesi per ato qe thote. Nk eshte hera e pare qe ben komente te tilla. Nuk e njoh fare ministren Bilali, por me te drejte i thote flit me fakte, ku jane pengimet. Me sa di une, nje firme amerikave e Duty Free qe donte te hynte ne Rinas, u pengua nga avokatet e Berishes Xhin Xhon. Ky Jaco nuk foli fare atehere. Ky duhet shporrur, a ka konkurence ne ate vend apo edhe nga jashte. Mendoj se Kryetar i Dhomes Amerikane te Tregetise fare mire mund te ishte nje shqiptaro amerikan investitor dhe biznesmen apo bankier, p.sh. Ricard Lukaj apo plot te tjere dhe jo ky Uriah Hip.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?