Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

Politikë

Ministrja Etilda Gjonaj kontroll në burgun e Elbasanit për masat anti-COVID

17 Nëntor 2020, 12:52| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 12:55

  • Share

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka vijuar me inspektimet, në burgun e Elbasanit. Inspektimi u krye për verifikuar në terren masat parandaluese anticovid, dhe përmirësimin e kushteve për trajtimin e personave të dënuar.

Ministrja Gjonaj ka vënë theksin tek masat anticovid dhe sidomos tek protokollet e sigurisë për të shmangur problematikat e pandemisë tek stafi i burgjeve dhe tek të dënuarit.

Në vijim ajo ka kërkuar që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare të mos ndikojë për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë.

Ministrja vizitoi mjediset e përbashkëta të të dënuarve, sallën e komunikimit online me familjarët, infermierinë dhe ambjentet shëndetësore të burgut të Elbasanit dhe bashkëbisedoi me stafin mjekësor të IEVP-së.

Gjithashtu Gjonaj i kërkoi drejtuesve të burgut që të mos heqin dorë nga garantimi maksimal i marrëdhënieve etike me vartësit.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?