Ministrja gjermane kërkoi që fëmijët të përgatiten për luftë, të ftuarit në 'Përballje': Kujdesi nuk është kurrë i tepërt

19 Mars, 14:37| Përditesimi: 19 Mars, 15:51

  • Share

Lufta në Ukrainë ka ngritur pyetjen se si duhet të qasen fëmijët ndaj asaj që po ndodh dhe që pritet pasi kërcënimet po shtohen. Pak ditë më parë ministrja gjermane e arsimit tha se fëmijët duhen përgatitur për luftën me programe në shkolla.

Të ftuarit në ‘Përballje’ diskutuan mbi këtë çështje. Emin Kokonozi, student në Gjermani, u shpreh se ministria gjermane ka marrë përsipër që të ketë një format dhe tu prezantohet fëmijëve shëmtia e luftës në mënyrë që konfliktet të mos përsëriten.

‘Deklarata është parë si historike. Është bërë në një vazhdë shumë të gjatë të gjithçkaje që ka të bëjë me luftën. Jemi shumë në dijeni se Gjermani i ka dhënë ndihma Ukrainës pa u përfshirë vetë në luftë. Se si qysh tek mënyra se si fëmijët duhet të ekspozohen ndaj këtyre temave ende nuk është e qartë.

Mediat janë ende duke vendosur pikat mbi i se sa Gjermania është e përfshirë në luftë. Gjermania ka goxha eksperiencë të të mësuarit të fëmijëve për luftën dhe pasojat e saj. Ministria gjermane e ka marrë përsipër që të ketë një format dhe t’ju prezantojë shëmtinë e luftës. Që t’u rrënjoset se sa i gabuar është koncepti i luftës dhe të zgjidhet në mynërë diplomatike.’

Sociologu Gëzim Tushi u shpreh se jetojmë në një shoqëri rreziku dhe fëmijët nuk mund të shmangem por duhet kujdes në informimin e tyre për atë se çfarë po ndodh në botë.

‘Mendoj që në përgjithësi që procesi i edukimit të fëmijëve lidhte me rrethanat. Ka ndodhur një ndryshim këto dekada. Pas viteve 90’ dhe ideve për botën globale që do kishte paqe, kjo linjë paqësore qarkulloi dhe tek fëmijët dhe u pasqyrua tek edukimi i fëmijëve.

Për fat të keq, 3 dekada më para bota është rikthyer në një situatë krejt tjetër. Jemi në një shoqëri të rrezikut. Bota pas ngjarjeve të konfliktit Ukrainë-Rusi, ka një lloj procesi të rimilitarizimit të botës. Tani më duket që edhe në Shqipëri duan të rikrijojnë dhe ringjallet industria e armëve. Kjo situatë  ndryshuar, kjo përmbysje e ekuacionit jo vetëm në raportin Rusi-Ukrainë, janë rrethana që do ndryshonin edhe edukimin e fëmijëve tanë.

Duke qenë të kujdesshëm, nuk jemi ende në gjendje alarmi për të ngritur sisteme edukimi të fëmijëve për të qenë ata se si duhet vepruar. Por edhe ky morali i strucit të presim se sdihet, fillimi i një lufte, mund të jetë edhe veprim i çmendur i një individi. Në këtë kontekst them që kujdesi nuk është kurrë i tepërt. Por jo ti futim në gjendje lufte dhe paniku. Por përmes informimit të kujdesshëm. Krejt sistemi edukimi kanë një pjesë të rëndësishëm në krijimin e kulturës së parandalimit. Duke qenë të kujdesshëm, me sens masë duke njohur veçoritë moshore.’

Mjeku në Poloni Gani Zeka është dakord që fëmijët duhen informuar mbi luftën por duhen lënë të lirë në personalitetin e tyre.

‘Absolut duhet të jenë të informuar. Për shkak se besafinë që mund ë ndodh një fëmije ka pasoja. Si edhe ri i rritur vuan tani prej pasojave që ka përjetuar luftën ose nuk ka qenë i informuar. Ministresha ka qenë befasi e jashtëzakonshme, nuk e kisha prit nga Gjermania. Lufta që është zhvilluar në Ukrainë nuk është rezultat i mosdijes, sinjale ka pasur më përpara. Në Rusi parapërgatitjen tek fëmija nga mosha 6 vjeçare e kanë, e kanë ditur që do të futen në luftë me ndonjë tjetër. Neglizhenca, mosvërejtja e shteteve europiane po paraqitet një lloj paniku. Duhet fëmijën me e parapërgatit.’

Nga ana tjetër, sociologu Tushi shtoi deklaratat e ministres gjermane nuk janë utopi dhe se kujdesi nuk është kurrë i tepërt.

‘Utopitë akademike nuk shkojnë në situata të paqarta. Unë mendoj se deklaratat e liderëve kryesor, qoftë rus apo francez apo ajo ministres gjermane nuk janë utopike. Kujdesi nuk është kurrë i tepërt. Impakti i këtyre veprimeve strategjike janë edhe kulturore. Nuk mund të jemi krejtësisht të papërgatitur.

Mund të ketë një lloj zmadhimi të saj. Por duke parë zhvillimet e fundit, do të ishte krejt e gabuar të jemi miopë. Të përpiqemi që fëmijët ti mbrojmë nga një lloj terrorizmi, nga prishja e personalitetit të tyre nga bombardimi mediatik. Duhet t’ua shpjegojmë atyre.’

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?