Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se si një masa parandaluese për korrupsionin, me qëllim ndërgjejgësimin e brezave të rinj, në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, do të pilotohet për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar
“Përtej ndëshkimit pa kompromis të korrupsionit, marrjen e çdo mase të nevojshme parandaluese, lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme, shumë dimensionale dhe një ndër armët efikase është edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave më të rinj.
Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit dhe gjej rastin të falenderoj Ambasadorin Italian për mbështetjen në vijim”, tha ministrja.
Lajmi kryesor:
Gjonaj: Lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, kurrikula informuese në shkolla! Soreca: Të dënohen figura të larta! Hetimet financiare janë thelbësore, ndjekje më efektive parave
//ReportTv.al