Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, nga Njësia 5 tha se nga numërimi i votave deri në këto momente rezulton që edhe në këto zgjedhje kjo njësi ka mbetur bastion i të majtëve.
“Ky është një bastion i majtë. PS ka qenë gjithmonë fituese në këtë bastion. Në të gjitha kutitë e hapura, ne kemi një avantazh të konsiderueshëm me forcat e tjera”,- tha Ibrahimaj, e cila ka fituar mandatin e saj të deputetit si pjesë e listës së mbyllur.
Më tej ministrja tha se zotimi i kryesocialistit Edi Rama për një rezultat historik është plotësuar.
“Shifrat e tregojnë se ne po arrijmë një rezultat historic”,- theksoi ajo.
“Pika më e fortë e jona është se nuk përdorëm një program elektoral, por program qeverisës folëm për çfarë kishim bërë dhe çfarë do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme”,- tha më tej.
Ibrahimaj zbuloi pa asnjë hezitim se nga kandidatët e listës së hapur të Partisë Socialiste që kanë garuar në Njësinë 5, fillimisht fitoren ia dëshiron Erion Braçes.
“Unë kam punuar me Braçen, pasi kemi punuar për PS dhe uroj që Braçe të dalë fitues”,- uroi ministrja.
Komente

Nëse ka deputet që e meriton nga PS të shkojë përsëri në parlament është Erion Braçe.
PërgjigjuErjon Braçes i takon 100% mandati i deputetit, Edi Rama ka bēr maskarallik me Erjon Braçen. Por Braçja do fitoj.
Përgjigju