Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka prezantuar sot me stafin drejtoreshën e re të QSUT-së Alma Cani, e cila u emërua në këtë detyrë pas largimit të Albana Ficos.
Prioritet kryesor në punën e drejtoreshës së re sipas ministres do të jetë zgjidhja e urgjencës së spitalit qendrorë pas rënies së zjarrit.
‘Drejtoresha e re që sapo është emëruar e QSUT-së Alma Cani. Një doktoreshë që po ashtu ka një profesion të nderuar dhe ka vite që ushtron profesionin në Qendrën Rajonale Spitalore “Shefqet Ndroqi”. Tashmë do ti bashkohet ekipit të QSUT-së. Zgjidhja e urgjencës së spitalit qendrorë pas rënies së zjarrit, është pika e parë në rendin e ditës në menaxhimin e punës dhe në axhendën e punës së drejtoreshës së re.’- tha ministrja Koçiu.
Gazetarja: Kjo do të thotë që nuk ka mundur Fico ta vërë në punë urgjencën?
‘Kjo nuk do të thotë asgjë, kjo do të thotë që puna do të vazhdojë, nuk do të ndalet. Punët e mira do të vijojnë për Shëndetësinë. Sa më shpejtë do të vihet në funksion urgjenca e re, jemi duke punuar intensivisht, ashtu siç e theksova pika e parë në rendin e ditës në axhendën e punës së drejtoreshës së re do të jetë pikërisht rehabilitimi dhe kthimi në normalitet, por dua ta theksoj që nuk është ndalur në asnjë moment shërbimi ndaj qytetarëve, shërbimi po merret në të gjitha strukturat spitalore. Duke treguar edhe njëherë që sa mirë kemi bërë që kemi investuar dhe kemi shërbime që ofrohen edhe në qendrën spitalore “Shefqet Ndroqi” edhe tek Trauma, gjithashtu edhe në urgjencën e QSUT-së puna po vijon normalisht.. në pjesën që është dëmtuar zjarri e po punojmë intensivisht.’- tha Koçiu.
Lajmi kryesor:
Urgjenca e re në ‘QSUT’ 44 ditë pa shërbim për shkak të zjarrit, Albana Fico largohet nga drejtimi! Alma Cani emërohet drejtoresha e re
M.Q./ReportTv.al