Politikë

Lirimi i hapësirave publike/ Ministrja Koçiu dhe kryepolici Proda inspektim në Kurbin, pika e grumbullimit të makinave do t’i kalojë bashkisë

27 Shtator, 13:31| Përditesimi: 27 Shtator, 13:45

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes Albana Koçiu e shoqëruar nga kryepolici Ilir Proda kanë vizituar sot një ndër 24 pikat e grumbullimit të mjeteve të konfiskuara apo të sekuestruara, të cilët janë kthyer në një shqetësim madhor për zonat e banuara.

Në bashkinë e Kurbinit, kjo pikë grumbullimi është një ndër pikat më të mëdha në Shqipëri, përkatësisht 2.6 hektarë tokë, dhe tashmë Koçiu ka bërë me dije se zona do të pastrohet nga mjetet e grumbulluara dhe hapësira do t’i dorëzohet bashkisë për tu vënë në funksion të qytetit.

Në terren së bashku me ministren Koçiu dhe Ilir Prodën, ishte dhe kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara së bashku me Risena Xhajën, Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

“Praktikisht kjo është e gjithë hapësira që është pronë shet e komisariatit të Kurbinit që prej 2006. Aktualisht kemi të pozicionuara rreth 1664 makina me tipologji të ndryshme statusi. Nga këto 1100 janë për skrap. Kjo është e gjitha pjesa e skrapit. Është përfunduar inventari i gjithë pasurive dhe shumë shpejt do të fillojmë dhe procedurat e ankandit për të pastruar gjithë zonën. Është 2.6 hektarë tokë shtet”, tha Risena Xhaja.

“Në fakt është një nga pikat e grumbullimit që Policia e Shtetit ka përdorur prej vitesh për të depozituar mjetet e konfiskuara. Kemi filluar evidentimin, seleksionimin e gjithë këtyre mjeteve në një hapësire publike, e cila është një ndotje e konsiderueshme dhe për laçin dhe për bashkitë e tjera të vendit.

Nga fillimi i këtij muaji, të gjithë ne do ta lirojmë këtë hapësirë dhe do t’ia rikthejmë bashkisë së Laçit që do ta shfrytëzoni për projekte shumë të bukura.

Ajo që po bëjmë aktualisht, është që në të gjithë territorin do të vijojmë pa u ndaluar për të liruar hapësirat publike për t’ia kaluar qytetarëve dhe për t’i vënë në dispozicion për të pasur një Shqipëri të pastër he atraktive për turistët si dhe të sigurte”, tha ministrja.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u shpreh se policia tashmë është pjesë e aksionit për të çliruar këtë hapësirë që ëshë kthyer në një ‘gangrenë’ për qytetin.

“Ai është një operacion që ka filluar në bashkëpunim me policitë bashkiake. Përveç aktit që këto pika janë kthyer në gangrena, këto pika kërkojnë dhe shërbime policie për tu ruajtur dhe për të garantuar sigurinë fizike të tyre. Kjo është një nga 24 pikat në Shqipëri dhe është një nga pikat më të mëdha të grumbullimit”, tha Ilir Proda.

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit tha se tashmë bashkia do të jetë e gatshme për hartimin e projekteve të reja që do të jetësohen në këtë hapësirë, e cila do të vendoset në dispozicion të komunitetit.

“Kjo sipërfaqe do t’i vinte shumë në ndihmë qyteti. Është në një pikë kuçe sepse lidhet me një nga fshatrat më turistik të Kurbinit. Duhet të mendojmë si ta kthejmë në shërbim të komunitetit. Shumë faleminderit për këtë hapësirë. Jemi gati bashkë e stafin e bashkisë për të hartuar projekte” ,tha krybashkiakja.

Lirimi i kësaj hapësire publike është pjesë e aksionit kombëtar për lirimin e të gjithë zonave të zaptuara nga veriu në jug. Kjo është pika e dytë  e grumbullimit në Shqipëri që i është nënshtruar pastrimit dhe rikthimit në funksion të bashkisë vendore, pas Shkodrës.

K.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lili Jerasi: 27/09/2025 15:19

    Pershendetje ,desha te shpreh shqetesimin tim persa i perket ketyre fushatave te fundit per prishjen e hapesirave publike etj. Per mendimin tim kjo qe po behet eshte nje diktat i qe nuk te bej fare me demokracin qe ne duam . Une jetoj ne perendim por duke pare se çfar heqin ato bisnese aty , pamvarsisht qe me shqeteson shume por uroj veten edhe nje here se kam ber shume mire qe jam larguar edhe bej bisnesin tim pa probleme ketu ku jame. Qe po deshe ambjtin qe ke perpara dyqanit tende si edhe rrugen ta japin per te punuar. Mjafton te paguash taksat ne bashkin perkatese. Po ketu lind nje pyetje shume e madhe !?. Kush i komandon bashkit ne vendin tone qeveria apo bashkia,kryeministri apo kryetari i sgjedhur nga qytetaret. TURP TURP TURP.

    Përgjigju
  • Panele djellore: 27/09/2025 13:40

    Investim me panele diellore mbi kete fushe dikur e ndotur edhe nga superfosfati i jep nje mundesi shume te mire per zhvillim , kthimi nga parking makinash te vjetra ne instalacion me panele diellore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?