Ministrja Koçiu inspekton vijën bregdetare të Golemit për kushtet higjieno-sanitare: Nga 1 qershori deri më 9 gusht, 2,961 kontrolle

13 Gusht, 16:10| Përditesimi: 13 Gusht, 19:41

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bashkë me drejtorin e ISHSH Tiranë, Kliton Leka kanë inspektuar ditën e sotme vijën bregdetare të Golemit ku Task Forca e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor vijon monitorimin e kushteve higjieno-sanitare në të gjithë vijën bregdetare, duke kryer inspektime të rregullta në hotele, plazhe dhe pishina për të garantuar pastërti dhe siguri për pushuesit vendas dhe të huaj.

“Strukturat akomoduese kanë përgjegjësinë për të siguruar higjenën dhe pastërtinë e tyre. Është e domosdoshme që të jemi të gjithë bashkë në këtë proces për të garantuar shëndetin publik dhe një eksperiencë të këndshme për të gjithë vizitorët”, theksoi Ministrja Koçiu.

Për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm, theksoi ministrja Koçiu “ bëjmë thirrje për angazhim të përbashkët dhe respektimin e standardeve të higjienës dhe pastërtisë nga të gjitha strukturat që ofrojnë shërbime për pushuesit”.

Që nga ngritja e Task Forcës, janë inspektuar rreth 2,961 struktura akomoduese, përfshirë restorante dhe pishina.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?