Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe homologu turk

Politikë

Ministrja Kushi takon homologun turk: Vullnet i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit

4 Qershor 2021, 09:58| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 10:04

  • Share

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit shqiptar në Turqi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është takuar në Stamboll me homologun e saj turk.

"Në Stamboll, ku pata kënaqësinë të takohesha me homologun Ziya Selçuk, Ministër i Arsimit Kombëtar i Republikës së Turqisë, vlerësuam bashkërisht ecurinë e deritanishme të marrëdhënieve tona dypalëshe", shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Ndërkohë, Kushi njofton së gjatë takimit me ministrin turk është diskutuar më konkretisht mbi pikat e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar në fillim të këtij viti mes dy vendeve.

Ndër të tjera, ajo nënvizon se mes dy palëve është shprehur vullneti i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e arsimit.

Kushi ishte pjesë e delegacionit shqiptar, në vizitën 2-ditore në Turqi.  

 

M.Q./J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Foni: 05/06/2021 05:37

    Skenderbeut do ia ndryshoni letrat kesaj radhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?