Kronikë

Ministrja Kushi takon vëllezërit Keta: Vlerat njerëzore jua lartësojnë më shumë titullin kampion

23 Gusht 2021, 15:35| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 16:04

  • Share

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi u ka rezervuar një takim në zyrën e saj vëllezërve Keta, pak ditë pasi njëri nga vëllezërit, Feriti, u shpall kampion bote në sportin e Kickbox-it.

“Kisha kënaqësinë e veçantë të mirëprisja në ministri Vëllezërit Keta, tek të cilët spikat jo vetëm talenti dhe pasioni për sportin, por edhe puna, vullneti dhe sakrifica për të arritur majat e suksesit. Njëri prej tyre, Feriti, sapo u shpall pak ditë më parë kampion bote në Kick-box, në eventin madhështor në Kalanë e Bashtovës”- shkruan ministrja Kushi.

Gjatë takimit me Gjetan Ketën, Ismail Ketën dhe Ferit Ketën, më tej Kushi theksoi se këta sportistë janë model frymëzimi për të rinjtë shqiptarë edhe për vlerat e larta njerëzore dhe kontributin në mbështetjen e talenteve të reja.

“Pikërisht këto vlera i bëjnë ata akoma më shumë kampionë. Krenare për sportistët shqiptarë!”- e përfundon ministrja statusin e saj.

Vëllezërit Keta njihen jo vetëm si sportistë të suksesshëm, por edhe si bamirës me zemër të gjerë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?