Sociale

Ministrja Lindita Nikolla në UAMD, kërkon qasje të re kurrikulare për programet e mësuesisë

15 Qershor 2018, 19:27| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 19:37

  • Share

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka kërkuar nga universitetet që të riorganizojnë programe të studimit në mësuesi, të cilat duhet të përshtaten edhe me ndryshimet që kanë pësuar kurrikulat e arsimit parauniversitar.

Në një takim me pedagogët në Universitetin“Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Nikolla tha se kërkesat e maturantëve për programet e mësuesisë janë në rritje, ndaj duhet që universitetet ti përgjigjen me cilësi.

Ka maturantë që vijnë nga ekselenca, që kanë vendosur si zgjedhjen e tyre të parë të kenë programin e mësuesisë madje, edhe në lëndët e shkencave ekzakte, ku ndoshta ka pasur një lloj hezitimi nga maturantët. Do të kërkoja nga secili prej jush që jepni mësim në programet e mësuesisë, një vëmendje dhe një qartësi me gjithçka që po ndodh në arsimin parauniversitar, përsa i përket qasjes së re kurrikulare të orientuar nga kompetencat.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

Ministrja Nikolla kërkoi gjithashtu që universitetet të tregojnë vëmendje edhe për programet 2-vjeçare profesionale të studimit, pasi profesionistët e këtij niveli i kërkon me ngulm tregu i punës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?