Ministrja Manastriliu gjatë inspektimit në QSUT

Sociale

Ministrja Manastriliu inspektim në QSUT, merr opinionet e pacienteve rreth shërbimit të ofruar

29 Gusht 2018, 20:49| Përditesimi: 29 Gusht 2018, 22:09

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kryer një inspektim gjatë orëve të mbrëmjes në Urgjencën e Pediatrisë dhe Kardiologjisë.

Qëllimi i inspektimit të ministres ishte marrja e opinionit të pacientëve rreth shërbimit të ofruar dhe në të njëjtën kohë ofrimin e këtyre shërbimeve nga ana e stafit të urgjencës.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Manastirliu i garantoi se e gjithë vëmendja e MSHMS do të jetë tek ata për të ofruar shërbime cilësore.

Gjithashtu, ministrja theksoi se investimet në shëndetesi do të vazhdojnë me qëllim që çdo qytetar të marrë shërbimin e duhur, me procedura të lehtësuara.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilo: 29/08/2018 22:07

    Sherbimi i ofruar nga stafi mjeksor i perkryer por shiko sistemin e kondicionimit sepse e hapin vetem 2-4 ore ne dite na vdiqen vape ose detyrohemi te hapim dritaret dhe pastaj mushkonjat bejne kerdine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?