Ministrja: Nuk do të ketë ndërtime vilash apo kullash në Butrint! Do të bëjmë vetëm qendrën e vizitorëve

22 Qershor 2022, 13:09| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 13:13

  • Share

1655896381_Butrint2.jpg

Teksa vijojnë debatet për çështjen e Butrintit, ministrja e Kulturës ka theksuar se nuk do të ketë ndërtime në zonën e pambrojtur nga Gjiri i Manastirit tek Pema e Thatë. Margariti tha se do të bëhet vetëm një qendër vizitorësh për të arritur standardet e parkut botëror.

"Plani i menaxhimit të integruar të Butrintit ka vendosur në vëmendje si të vetë institucioneve këtu, por ashtu dhe bazuar në rekomandimet të UNESCO-s për rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura. Aktualisht zona e hequr prej 800 hektarësh është Ksamili, një zonë e urbanizuar prej kohësh, shpesh herë e kemi quajtur Bathorja e Butrintit dhe kjo është zonë, e cila ka pas qenë e deklaruar.

Në këto 30 vite kemi kryer shumë projekte, sondazhe për shkak të këtij zhvillimi. Jo çdo ndërhyrje ka qenë e parregullt. Nuk prekim absolutisht asgjë që ka vlera mjedisore ose arkeologjike. Sa i përket zonës së Manastirit, vijon të ketë status të një objekti fetar sa i përket lidhjeve që kemi ne me atë pjesë dhe nuk ka rishikime të zonës për t;i hapur rrugën veprimeve. Ndërtime në zonë nuk do të ketë, përveç shikimit që po bëjmë për qendrën e vizitorëve për të arritur standardet e një parku botëror dhe do të shihet brenda të gjithë kritereve", tha Margariti.


Lajmi kryesor:

Miratohet plani i menaxhimit të integruar për ansamblin historik të Pallatit të Brigadave! Ministrja: Nuk do të ketë ndërtime në Butrint, do bëjmë vetëm qendër vizitorësh


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?