Besa Shahini

Ministrja Shahihi: Libra falas për vitin e ri shkollor

19 Gusht 2020, 11:55| Përditesimi: 19 Gusht 2020, 12:25

  • Share

Shumë nxënës që ishin të shqetësuar për fillimin e vitit të rri shkollor 2020-2021, marrin lajmin që pas hapjes së shkollave librat do të jepen falas.

 "Për vitin e ri shkollor përfitojnë libra falas nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12."  -shprehet Shahini

Skema buxhetore për librat falas përfshin edhe nxënësit romë dhe egjiptjane të cilët kanë vështirësi ekonomike në ndjeken e shkollës, e për pasojë e braktisin atë. "Kjo skemë mbështetëse nga buxheti i shtetit prej 800 milion lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme."

Përkundër presionit financiar nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia e COVID-19, Ministrja Shahini nënvizon se “këtë vit kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të”. -thotë Shahini.

 

 

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?