Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Zyrës së OKB dhe UNICEF në Shqipëri. Shahini liston në publikimin e saj edhe disa prej projekteve që po realizohen në bashkëpunim me këta partnerë.
Ajo shprehet se RTSH Shkolla dhe mësimi digjital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor.
"Kemi shumë punë për t'u përgatitur për vitin tjetër shkollor. RTSH Shkolla dhe mësimi digjital do të bëhet pjesë e procesit të zakonshëm mësimor. Edukimi feminist dhe mediatik janë thelbësorë për të edukuar qytetarët e mirë të së ardhmes. Këto dhe shumë projekte tjera po i realizojmë në bashkëpunim me partnerët tonë kryesorë, United Nations Albania dhe UNICEF Albania", thotë ministrja Shahini në rrjete sociale.