Politikë

Ministrja takon fituesit e Fondit të Ekselencës, Shahini: Eksperienca juaj në dobi të zhvillimit të vendit

29 Korrik 2020, 19:02| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 19:05

  • Share

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fituesit e bursës nga Fondi i Ekselencës të MASR për vitin akademik 2020-2021, të cilët do të kryejnë studimet e ciklit të dytë dhe doktoraturës jashtë vendit në universitetet më të mira të botës.

Gjatë takimit, Ministrja Shahini ka bashkëbiseduar mbi reformat e deritanishme në sistemin arsimor dhe ka shprehur që mezi pret që përvojën që do të fitojnë jashtë ta përkthejnë në dobi të projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

"14 studentë të shkëlqyer do të mbështeten me bursë nga Fondi i Ekselencës i Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të kryer studimet jashtë vendit. Ata janë pranuar në universitetet më të mira të botës, si Harvard, Columbia apo Maastricht, në degë të ndryshme, nga Planifikimi Urban, Sistemet e Integruara të Ndërtimit, deri tek Inxhinieria Biomjekësore.

Biseduam mbi reformat e deritanishme në sistemin arsimor, si dhe mora një sërë sugjerimesh të vlefshme për t’u përmirësuar në vijim.

Ndërkohë, mezi pres që përvojën e vyer që do të fitojnë jashtë ta përkthejnë në dobi të projekteve të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Iu dëshiroj rrugëtim të mbarë akademik", shkruan ministrja Shahini.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?