Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Politikë
Kosova & Rajoni
Kosova & Rajoni

Ministrja Xhaçka në takimin e SEECP: Bashkëpunimi rajonal, kyç për të ardhmen tonë evropiane

24 Shtator 2022, 21:09| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 21:10

  • Share

NJU JORK- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Nju Jork. 

Ministrja Xhaçka përgëzoi Malin e Zi për organizimin e këtij takimi, i cili sipas saj vjen në mes të një krize të paprecedentë të shkaktuar nga lufta e paligjshme e Rusisë kundër Ukrainës. 

Kryediplomatja shqiptare shprehu mirënjohje ndaj Greqisë për kryesimin e suksesshëm të SEECP-së, duke e çuar përpara perspektivën evropiane të rajonit. 

Sipas saj, është koha që rajoni ynë të bëhet bashkë dhe të bashkëpunojë në të mirë të popullit dhe perspektivës evropiane. 

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve nga Evropa Juglindore dhe transformimin e këtij rajoni në një zonë paqeje, sigurie, stabiliteti dhe bashkëpunimi, me synimin kryesor integrimin e plotë të tij në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?