Kronikë

Ministrja Xhaçka: Pas 40 viteve, bregdeti shqiptar prej janarit të 2020 nuk cilësohet më i minuar

17 Janar 2020, 21:03| Përditesimi: 17 Janar 2020, 21:07

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shprehet se Shqipëria që prej janarit të 2020 është nuk cilësohet më si bregdet i minuar. Ministrja thotë se falë studimeve profesionale në terren të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Që prej 2 Janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar. Për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish zonë e minuar) për bregdetin shqiptar.

Falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim.

Këtë fakt e konfirmon, drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Lowe, zyra e të cilit ka botuar edhe këtë hartë përfundimtare. Një vendim pozitiv me efekte të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e turizmit detar në Shqipëri” deklaron Olta Xhaçka.

Harta e publikuar nga ministrja Olta Xhaçka

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?