Delegacioni shqiptar në Turqi

Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Turqi, takohet me homologun e saj turk: Ankaraja partnere kyçe për Shqipërinë dhe gjithë rajonin

1 Nëntor 2022, 18:40| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 18:54

  • Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Ministrja Xhaçka vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e Turqisë në rajonin tonë, teksa theksoi se bashkëpunimi rajonal mbetet çelësi për përballimin me sukses të kërcënimeve ndaj sigurisë.

“Jemi shumë të kënaqur që intensifikimi i dialogut politik është shoqëruar me një rritje domethënëse të bashkëpunimit dypalësh. Sot diskutuam konkretisht mbi bashkëpunimin në fushat e ekonomisë dhe tregtisë. Vërejmë me kënaqësi se në vendin tonë ka një trend të vazhdueshëm, pozitiv dhe në rritje të investimeve turke.

Aktualisht kemi arritur nivelin e 800 milionë dollarëve në vëllimin tregtar, që është shifër goxha domethënëse, por që e dimë se nuk pasqyron realisht potencialin që ekziston mes vendeve tona. Megjithatë, ne e shikojmë të ardhmen me optimizëm, të inkurajuar nga projektet të reja te investimeve, që tashmë janë duke u zhvilluar në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë”,  tha kryediplomatja shqiptare në deklaratën e përbashkët për shtyp.

Ministri Çavusoglu përshëndeti nisjen e negociatave Shqipëri-BE dhe vlerësoi përpjekjet e vendit tonë në bashkëpunimin rajonal. Sipas tij, Turqia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë për zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtëse të saj.

“Jemi të kënaqur që Shqipëria ka nisur negociatat e anëtarësimit me BE. Vendi juaj është anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një kohë të vështirë. Ne vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe kemi mbështetur e do të vazhdojmë të jemi gjithmonë pranë Shqipërisë vëllazërore”, u shpreh Ministri Çavusoglu.

Në vitin 2023, Shqipëri dhe Turqia shënojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?