Foto nga Gjirokastra

Minstri Çuçi ndihmon shtëpinë e fëmijës në Gjirokastër, thirrje të gjithëve që të rrinë në shtëpi

28 Mars 2020, 19:32| Përditesimi: 28 Mars 2020, 20:56

  • Share

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi ka dhënë kontribut për shtëpinë e fëmijës në qytetin e Gjirokastrës.

Kryebashkiaku dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër dhuruan për fëmijët kryesisht ushqime, produkte të higjenës dhe medikamente të ndryshme.

Ai gjithashtu I ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi në këtë kohë të vështirë për shkak të COVID-19.

Postimi ministrit Bledi Çuçi: 

Në këto ditë të vështira përveçse duhet të respektojmë kufizimet e vendosura nga Qeveria për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, duhet patjetër edhe të tregojmë solidaritet me njerëzit në nevojë.

Qëndrimi i tyre në karantinë bëhet më i lehtë nëse ne i ndihmojmë me ushqime apo medikamente.

Bashkitë në të gjithë vendin po bëjnë një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Megjithatë çdo ndihmë tjetër nga biznesi apo qytetarët e zakonshëm është e mirëpritur dhe shumë e çmueshme.

Unë dhashë një kontribut për Shtëpinë “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër, aty ku strehohen disa fëmijë jetimë.

Ishin kryesisht ushqime, produkte të higjenës dhe medikamente të ndryshme, që i dorëzuan sot kryebashkiaku dhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Falënderoj drejtuesit e kësaj qendre për punën dhe përkujdesjen që tregojnë ndaj fëmijëve.

 Mbështetja për këtë strehë dhe fëmijët e saj nuk do të mungojë asnjëherë, jo vetëm nga unë personalisht, por as nga Qeveria, Bashkia Gjirokastër dhe kushdo tjetër që beson se ndihma për njerëzit në nevojë nuk të varfëron.

Përsëris edhe njëherë thirrjen për të qëndruar brenda dhe për të ndjekur këshillat e mjekëve sa i përket higjenës e distancimit social. Ne do ta fitojmë këtë luftë me armikun që as e shohim dhe as e prekim, por nëse ne dalim jashtë pragut të shtëpisë, atij i hapim derën dhe rrezikojmë jetën tonë e të familjarëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?