Më shumë se 100 fluturime u anuluan në aeroportin “Heathrow” të Londrës për shkak të motit të keq dhe mjegullës së madhe që ka pushtuar zonën.
Ndërkohë janë regjistruar temperaturat më të ulëta në 13 vitet e fundit, deri në minus 10 gradë. Meteorologët kanë parashikuar që mjegulla do të vijojë
“Ka pasur ndryshime të orareve të avionëve për shkak të mjegullës së madhe. Ne po punojmë me kompanitë për rregullim e orareve të reja, ndërsa po u vihet në ndihmë edhe pasagjerëve”, tha një zëdhënës i aeroportit të “Heathrow”-t.
Komento