'Minuta Zero'/ Andrea Marko: Po shënoi Broja fitojmë! Gurabardhi: I kemi mundësitë, Kroacia ishte e lodhur

18 Qershor, 20:26| Përditesimi: 18 Qershor, 20:56

  • Share

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet e fundit për ndeshjen e rradhës në Euro 2024 kundër Kroacisë ditën e nesërme në ora 15:00 në stadiumin e Hamburgut.

Dy ekspertët e sportit, Andrea Marko dhe Hasan Gurabardhi analizuan situatën e kuqezinjve prag ndeshjes me Kroacinë, në hapësirën ‘Minuta Zero’ në Report Tv me moderatorët Andi Kapxhiu dhe Ogerta Spahiu.

Dëshira e shprehur në studio prej moderatores ishte që nesër të shënoj Broja për të cilën Marko thotë se sa herë shënon ai kombëtarja fiton.

'Sa herë ka shënuar Broja kemi fituar. Po shënoi Broja e kemi fituar ndeshjen', thotë Marko.

Gurabardhi shpreh tifozerinë e tij për kombëtaren që në fëmijëri.

'Jam me Shqipërinë, qysh i vogël shihnim futboll. Kemi jetuar me emrat e Loro Boriçit, Sul Demollarit, Panajot Panon. Jam tifoz i çmendur', shprehet Gurabardhi.

Më tej ai shton se është besimplotë për fitoren nesër ndaj Kroacisë.

'I kemi mundësitë, cilësitë. Për mendimin tim ndeshja më e bukur në eleminatore në Poloni kur humbëm 1-0. Erdhën polakët këtu hanë do fitojnë. Kemi mundësi. Jam dakord ke thënien e Gjimshitit. Por sportin e pisët ta kishin bërë me Italinë, ata janë ustallarët e asaj pune. Jam besim plotë që nesër nuk humbim. E pashë të lodhur Kroacinë', shtoi Gurabardhi.

Marko theksoi se përpara kemi një kundërshtar shumë të fortë.

'Të gjithë janë të gatshëm. Duke iu referuar ndeshjes së parë dhe disa lojtarë u vlerësua me nota minimale. Ndryshime duhet të ketë. Nëse ky është formacion i është shumë i mirë. Duke pasur faktin që kemi Ismajlin dhe Gjimshitin. Kam përshtypjen se duhet të kemi shumë përqëndrim e mesit të fushës, ai fillon rezultati. Dy qendrat tona kanë konsum, Asllani dhe Ramadani, ishin shumë afër mbrojtjes dhe nuk bënë pjesë e krijimit. Broja kërkon topa në thellësi, qoftë në korridore, mund të shpërthejë, jemi në një ndeshje delikate. Do bashkoj dëshirën e gjithë shqiptarëve, por kemi një skuadër shumë të fortë përpara', theksoi Marko.

Gurabardhi nënvizoi autokritikat e lojtarëve të kombëtares pas ndeshjes.

'Mu më pëlqen ky Balliu, kuan çdo ndeshje në formacion. Ka shumë minuta. Ai Ismajli luan gjithmonë mirë por ka qenë dëmtuar. Edhe Hoxha. Më ka pëlqyer këto dy ditë autokritikat që ka bërë edhe Mitaj dhe Seferi që nuk mbuluan te goli i parë. E dyta Hysaj e pranoi, ky është profesionisti. Ne do të japim maksimumin. Kroatët emrat i kanë të mëdhenj', thotë Gurabardhi.

Për Markon, pas ndeshjes me Italinë, mbrojtësi Hysaj ka përjetuar shumë stres dhe me shumë mundësi nuk do të luajë nesër ndaj Kroacisë.

'Besoj është një skuadër që ndeshjen e dytë të grupit të tyre kanë triumfuar. Në posedimin e topit janë më mirë se Spanja. Përsëri atë do bëjnë nesër. Janë lojtarët që i njohin shumë mirë njëri tjetrin. Nëse arrin të dalim me pikë nesër, na jepet edhe një shans me Spanjën. Hysaj ka një stres dhe traumë, atij mund ti marrësh eksperiencën por jo gjendjen psikologjike, është ndërrim i detyruar i trajnerit. Në ndeshjen e parë duke na bërë presion Italia, edhe Asani dhe Seferi dolën jashtë pozicionit të tyre', nënvizoi Gurabardhi. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A...Zh: 18/06/2024 21:02

    Tjeter deshira, tjeter mundesite! Kroacia do te na rrahe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?