'Minuta Zero'/ Bujar Kapexhiu: Kam shpresë se me Kroacinë fitojmë! Karriqi: Shqipëria luajti mirë përballë kampionëve të Europës

17 Qershor, 20:45| Përditesimi: 17 Qershor, 21:50

  • Share

Kombëtarja kuqezi është drejt përgatitjeve për ndeshjen e dytë në Europian, të mërkurën ndaj Kroacisë në Hamburg, ora 15:00.

Në ‘Minuta Zero’ hapësirën në Report Tv dedikuar Euro 2024, artisti Bujar Kapexhiu dhe eksperti i futbollit Albert Karriqi analizuan situatën e kombëtares sonë pas disfatës me Italinë dhe përgatitjes për Kroacinë.

Për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, profesor Kapexhiu u shpreh se me Italinë pritshmëria për fitore ishte e madhe saqë u kthye në psikozë edhe nga mediat, federata.

'E vështirë sepse gjithë atë entuziazëm që u krijua si psikozë e gabuar që pretendojnë se mund të fitojmë. Atmosferë e jashtëzakonshme. E bukur do të mbetej e rëndësishme që marrim pjesë për të dytën herë në Kampionatin Europian. Kaq. Kur fillojnë këto shtesat e tjera. Keq është kur ngrehesh në ajër. U krijua psikozë nga njerëz nga federata.

Ndodhi sepse menduan skuadra jonë, thuhet se është kombëtarja më e mirë në të gjithë kohërat. Në anën tjetër Italia është më e dobëta në historinë e futbollit. Krijuan edhe këtë atmosferën që ne mund të fitojmë. Duke dëgjuar analistët e ndryshëm u dukëm që analistët e futbollit, më duken tan janë bërë si analistët politik para zgjedhjeve. Njëri thotë nuk u rreshtuam mirë, një tjerë thotë jo nuk diti të lidhet mesfusha me sulmin. Tjetri thotë fajin e ka mesfusha. Ata që e dinë më mirë janë lojtarët dhe trajneri. Ne u kënaqëm me një lojë', shprehet Kapexhiu.

Ndërkoh Karriqi thekson se ne luajtëm përballë kampionvë në fuqi të Evropës, që për mjaft ekspertë janë ende favorit për ta fituar sërish këtë trofe.

'Kishte dy tablo, pjesa e parë ku italianët e morën seriozisht, mund të shkonte me gjatë qarkullimi i topit. Goli nxiti italianët që të hynin në ndeshje. Italia është kampionia në fuqi e Evropës. Nuk ka Itali më e mirë se kjo. Po të dëgjosh Mateus, thotë Italia është pretendent. Nuk thonë kot është pretendent. Nuk ka yje. Të gjithë miqve të mirë i kam thënë se Shqipëria ka luajtur mirë, por është përballë një Italie që ka dy elementë të mirë. Nuk ia del kurrkush italianëve në dyluftim. Edhe faullat për të penguar lojën i ka shumë të mira', thotë Karriqi.

Më tej Karriqi shton se analiza duhet bërë me statistika për ta arritur në deduksion.

'Nuk ka kritikë. Nuk bëjmë dot kritikë. Japim informacion. Për të dalë vlera e një futbollisti duhet parë shumësinë e veprimeve që ka kryer dhe ka pas kryer. Atij normalisht i ka rënë shumësinë e veprimeve. A është problem i rënies së oksigjenit? Ka problem në shumësi. Veprimet nuk i kryen për mungesë të veprimeve të futbollistëve që luajnë afër apo trajnerit? Sky italian bën analizë me ekspertë, dhe na japin mundësit të bëjmë një deduksion', shton ai.

Lidhur me ndeshjen me Kroacinë, Kapexhiu shpreson për një fitore.

'Kroacia nuk është ajo e kampionatit të kaluar. Janë me lojtarë të vjetër janë me eksperciencë por forca fizike është domosdoshme. Kam shpresën që do dalim mirë', thekson Kapexhiu.

Sakaq, Karriqi vlerëson skuadrën e Spanjës me të cilën kuqezinjtë do të ndeshen në përballjen e fundit.

'Spanja ka një raport 50 me 50, pasime aktive me pasive. Pasimet pasive ishin shumë pak. Kjo është një lojë mes Spanjës dhe Gjermanisë. Është vertikalizimi qëllimi kryesor. Nuk është 100% Guardiol, është mes Klopp dhe Guardiolës. Ky trajneri ka marrë më të mirën e këtyre trajnerëve. Spanja me këtë kontingjent që ka dhe brezin e ri, tregon se do jetë favorit, kockë e fortë', nënvizoi Karriqi.

Ora 21:44
'Imazhi i Shqipërisë po ngrihet'! Habit mjekja shqiptare: Në Francë tani njihen Shkodra, Berati, Vlora

 

E ftuara e ditës së sotme në Studio Live-in e hapësirës dedikuar Kampionatit Evropian 2024 “Minuta Zero” në Report Tv, me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, ka qenë Artenisa Beqiraj.

Një tifozë kuq e zi, e specializuar dhe punon si mjeke në Francë.

Në një intervistë për gazetarin Eljan Tanini, në çadrën e Report Tv pranë “Fan Zone” në Sheshin Skënderbej, Beqiraj tregon se puna si mjeke në Francë është tejet e ngarkuar dhe se jeta atje është “e shpejtë”.

“Jeta ime në Francë është jeta e një mjeku e cila në një farë mënyre barazohet në çdo vend të botës. Janë shumë orë pune e cila në një farë mënyre humbasin atë të drejtën për të fituar pak nga jeta artistike e të tjera ose vërtetë duhet t’i ngjeshësh orët, ka diference po jeta e mjekut njësoj është kudo”,-shprehet ajo.

Mjekja shqiptare u shpreh optimiste edhe e bindur për imazhin tejet pozitiv e në rritje të Shqipërisë së sytë e francezëve.

“Fillimisht Shqipëria ishte një vend pa përshtypje dhe befas u zgjova një ditë dhe kishin ardhur nga Shqipëria ose do shkonin në Shqipëri. Madje kam një episod interesant që më preku dhe më kapi të papërgatitur sepse mentaliteti jonë fatkeqësisht është që vendin duhet ta prezantojmë atë, por vendi jonë po njihet çdo ditë e më shumë. Një koleg më pyet: Je shqiptare? Po jam shqiptare i thashë, Më pyet se nga cili qytet dhe unë shtanga se çdo të thotë. Je nga Shkodra, Berati Vlora më pyeti? Vendi ynë po njihet vërtet. Ky fillim shekulli po shkon mbarë për ne shqiptarët:,- nënvizoi Artenisa Beqiraj.

Ora 21:31
Punon mjeke në Francë, shqiptarja për ‘Minuta Zero’: Franca ka mentalitet fitues, do jetë favorite në Euro2024

E ftuara e ditës së sotme në Studio Live-in e hapësirës dedikuar Kampionatit Evropian 2024 “Minuta Zero” në Report Tv, me Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, ka qenë Artenisa Beqiraj.

Në lidhje me të ardhmen e kombëtares së Francës në Kampionatin Evropian 2024, ajo nënkupton se kjo skuadër ka ambicie të fortë dhe do mund të jetë faktor në këtë kampionat.

“Nuk pretendoj që ta njoh jetën franceze por njoh mentalitetin e tyre që është një mentalitet fitues. Ata duan të drejtojnë, ata pretendojnë që janë liderët e Europës në çdo aspekt të saj dhe mendoj që me këtë mentalitet ata janë në sport, në politikë, në ekonomi, në çdo fushë dhe jam e sigurt që Franca do të jetë një nga favoritet e këtij evropiani”,-tha mjekja.

“Është një kombëtare që është e përbërë kryesisht nga të huaj, po r është më shumë se sa një kombëtare sepse është ura e komunikimit midis emigrantëve dhe francezëve. Mendoj që është pika më e fortë ku ata gëzojnë sëbashku dhe nuk i shikojnë ndryshimet e njëri tjetrit por shikojnë atë që i bashkon”,- shtoi më tej.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 18/06/2024 09:34

    O Shqiptar të dashur nëqoftëse djemt tan do të luajn me dëshirën për të fituar do fitojn të sigurt. Suksese djemve tan simpatik. Rroft Shqipria e rrofshin Shqiptarët kudo që jan nē Bot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?