Kombëtarja shqiptare po mbyll përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupet e kampionatit Europian, atë më deçivizen përballë Spanjës ditën e nesërme në Dusseldorf ora 21:00. Atmosfera duket pozitive në kampin e kombëtares sonë, e kjo u duk edhe në konferencën e sotme për shtyp me trajnerin Sylvinho dhe kapitenin Berat Gjimshiti.
Në ‘Minuta Zero’, hapësirën dedikuar Kampionatit Europian në Report Tv, menaxheri i futbollistëve Dritan Gjyrezi dhe eksperti Albert Karriqi dhanë mendimin e tyre për sfidën e kombëtares sonë nesër.
Megjithatë, fillimisht debati u përqëndrua tek dënimi i Mirlind Dakut nga UEFA për koret raciste në ndeshjen me Kroacinë. Gjyrezi tha për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun, se veprime si ai i Dakut janë të dënueshme gjithmonë.
'Krahas kemi luftë të fortë me federata serbe dhe rajonit. UEFA për të justifikuar përplasjen. Kemi parë shumë thirrje të tifozëve dhe UEFA për të zbutur gjakrat ka dhënë këto gjoba administrative ndaj kombëtares shqiptare. Çdo veprim i tillë dënohet. UEFA bën thirrje para çdo ndeshje thuaji jo racizmit.'
Karriqi theksoi se për çështje të tilla merren institucionet por jo individët qoftë edhe nga një futbollist.
'Nuk e kuptojmë si funksionon Europa. Ne e dimë që kam të drejtë të shprehem për çdo gjë. Problemet të tilla janë institucionale. Po dolën individët janë përgjegjësi personale. Ky individ del mbi kombin. Çështjet e tij janë personale. Ne nuk jemi mësuar të punojmë dhe reflektojmë siç është në vendet e zhvilluara europiane.'
Më tej duke folur për ndeshjen nesër, Gjyrezi shprehet se lojtarë si Arbër Hoxha mund të aktivizohen gjithnjë në pjesën e dytë pasi atëherë mund të japin impaktin.
'Ndeshje të tilla e pamundur të aktivizosh 24 lojtarët. Vetëm Spanja apo Gjermani kanë luksin ta bëjnë. Nuk mendoj se është e mundur të gjendet diçka pse nuk aktivizohet Muçi apo dikush tjetër. Pavarësisht gabimeve të Hysaj nuk do doja të ishte Balliu. Ndeshja kundër Spanjës ka nevojë edhe për 8 mbrojtësa. Sa i përket Hoxhës, është lojtari që ka dhënë më shumë se të tjerët sa është futur. Por është një lojtar që luan si zëvëndësues edhe tek Dinamo, ndoshta nuk është gati të luajë për 90 minuta. Ky futet një moment kur ekipi kundërshtar është më i lodhur dhe mund të jetë më i dobishëm. Për mua Ismajli do ishte ai që të futej nga minuta e parë me Italianë në vend të Ajetit. Asani dhe Bajrami nuk janë lojtarë që mund të përballojnë një ritëm të tillë.'
Ndërsa Karriqi shpreh bindjen se nesër mund të marrim një rezultat pozitiv.
'Kapemi tek e para. Kjo gjë që bën Spanja është anti-futboll. E ka mendjen që ekipi i tij të përgatisi mendjen për atë tjetrën. Do luajnë tjetërsoj. Ke Shqipëria nuk përbën problem. Pjesa e mesfushës Spanja me Italinë e kaloi shumë shpejt, ia la vetë Italia. Trajneri gaboi, e lejoi të futet në Tiki taka. Me pasime vertikale pa pasur presion. Po e le Spanjën, pjesa e sulmit është efikase. Kanë një të metë, nuk shënojnë. Ai autogoli ishte pozicionimi i Calafiorit ishte i gabuar. Atë pjesë duhet ta bëjmë presing, tek 1/3 e mesfushës, mos ta presim në mbrojtje. Kroacia i luajti e barabartë. Problemi nuk është tek formacioni, tek pozicionimi. Them që Shqipëria luan futbollistët vetë jo trajneri. Ka shumë mundësi të fitoj Shqipëria. Spanjës nuk i lihet 1/3 e fushës.'
Gazetari Ernest Koçi solli atmosferën e Dusseldorfit për Minuta Zero, në prag të ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës nesër mbrëma në ora 21:00. Një tifoz shqiptar që jeton në Dusseldorf tha për mikrofonin e Report Tv se pret një rezultat pozitiv të kombëtares nesër.
Nesër shpresoj fitore, rezultati im 2-1 për Shqipërinë. Jetoj në Dusseldorf, jam i Maqedonisë. Atmosfera e mirë. Më kanë kontaktua shok e miq. Shpresa humb e fundit. Nesër duhet fitore. Mendoj fitore 2-1 për Shqipërinë. Do jem me familjen në stadium.
Ndërkohë për Report Tv foli edhe një tifoz gjerman që fillimisht parashikoi ndeshjen e mbrëmjes së sotme, ku Gjermani luan ndaj Zvicrës.
2-0 për Zvicrën. Shqipëria është e mirë por nuk jam me Shqipërinë. Ndeshja me Spanjën do të dal 1-1. Çfarë pret ti? (pyet gazetarin)
Më pas ai bëri shqiponjën.
Në ‘Minuta Zero’, ish futbollisti Edmond Dosti foli në lidhje Skype ku tregoi eksperiencën e tij në Dortmund ku pa nga afër kuqezinjtë në ndeshjen hapëse të Europianit ndaj Italisë.
'Ajo shprehja ;O sa mirë me qenë shqiptar; këtë rradhë ka qenë shumë kuptmiplotë dhe na ka bërë krenar në të gjithë Europën. Më kanë dalë lot në sy kur pashë Dortmundin plot me shqiptar duke dëshmuar se ne shqiptarët e meritojmë Europën dhe për këtë jemi shumë krenar. Dhe kur jam kthyer në Austri kam pasur komplimentet më të mëdhaja që na janë bërë për tifozerinë, për tifozët e Shqipërisë. Thanë e keni arritur Europën me kohë.'
Më tej si shprehu vlerësimin e tij për kundërshtarin e nesërm, teksa për të ‘La Roja’ janë pretendi kryesor për fitimin e Euro 2024.
'Spanja është pretendi kryesor për fitimin e titullit. Pavarasisht 11-shes së dytë, Spanja është gjithmonë Spanjë. Dihet forca që kanë. Duhet të harrojmë që do futen dhe për të bërë cirk. Ata do futen për ta fituar ndeshjen. Po u nisëm me këtë mentalitet do e humbin pa filluar. Një problem kam me mesfushën. Duhet trajneri, Bajrami dhe Asllani janë lojtarët që nuk besoj se do përballojnë mesfushën. Nuk e kemi atë rang të Spanjë kur mund të sulmojnë dhe mbrohemi.'
Dosti shpreson që në fushë nesër të jetë Laçi apo Gjasula, ndërsa në sulm Broja mbetet për të personi që duhet të tregoj më shumë pasi është një sulmues Premier League.
'Do kisha qejf, këta të dy Laçi ose Gjasula, janë një nga këto të dy duhet të ishin. Gjasula e njeh mirë pozicionin e mbrojtjes. Dhamë atë që duhet të jepnim, që Shqipëria nuk është me ajo që ka qenë. Çunat duhet të hyjnë të shijojnë edhe këto 90 minuta. Me pak fat mund të arrijmë një rezultat pozitiv.
Them më shumë jam tek barazimi. Ishalla Broja në formën e tij më të mirë. Presim më shumë nga ai dhe nesër të japi më të mirën e vet dhe të shfaqi atë që Broja ka.'
Ina Majko, gazetarja që bën emisionin ‘Romët Krenar’ në Radio Tirana, foli nga Fan Zone në sheshin Skëndërbej në Tiranë për mikrofonin e Report Tv në Minuta Zero me. Ajo shprehet si tifozë e Hungarisë në këtë Europian, pasi atje ka studiuar dy vite.
'Kam studiuar në Hungari dy vite dhe sot bëj tifo për Hungarinë. Shpresoj të fitoj ndaj Skocisë. Nuk e di sa shanse do të ketë si skuadër, por besoj se do tu jap energjinë pozitive time. Sepse vërtet është një nga shtetet më të bukura.'
'Atëherë po e ndërroj dhe unë nëse na intereson të dal barazim sepse jam me Shqipërinë më parë.'
Më tej ajo rendit disa futbollistë dhe ish-futbollistë që janë me origjinë rome.
'Absolutisht, ka bërë researchn tim. Dhe përmend vetëm 3 prej tyre. I pari është Ricardo Quaresma me origjinë rome që ka luajtur 35 ndeshje me Portugalinë, 3 gola i ka bërë në Euro 2008. I dyti është Daniel Guiza, që ka fituar Euro 2008 me Spanjën. Dhe sidomos, një tjetër që ju e njihni, është Andrea Pirlo nga Italia. Është shume e bukur ku shohim futboll sepse në një farë mënyrë festojmë diversitetin, duke qenë në fushë jemi të gjithë të barabartë. Prejardhja jonë nuk varet, pasioni këmbëngulja dhe pasioni është e rëndësishme.'
Ndërkohë që rom është edhe Zlatan Ibrahimovic.
'Ibra është edhe ai nënën e tij e ka me origjinë rome.'