'Minuta Zero'

'Minuta Zero'/ Karapanço: Ky Europian ka shumë pak nga hijeshia e emrave të kaluar! Andrea Marko: Në gjysmëfinale shoh Gjermani-Francë

2 Korrik, 20:11| Përditesimi: 2 Korrik, 20:26

  • Share

Sot ishte dita e fundit e ndeshjeve 1/8 në Euro 2024. Holanda kaloi Rumaninë me fitoren 3-0 dhe do të pres Austrinë ose Turqinë në çerekfinale.

Në 'Minuta Zero', eksperti Andrea Marko dhe moderatorja Marsela Karapanço diskutuan mbi ecurinë e europianit deri në këto momente. Marko thotë për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun se skuadra e Holandës kanë lojtarë teknikë dhe të shpejtë që mbajnë topin.

'Kanë lojtarë teknikë, bëjnë përqendrim topi. Në ndeshjen me eliminim duhet të jesh i qetë. Rezultati të imponon ndërrimet.'

Karapanço thekson se tulipanët do të kenë mundësi të tregojnë veten me ekipe më të forta, pasi Rumania nuk hyn tek ekipet e dorës së parë.

'Hollanda do të jetë mundësi të tregojë veten me ndeshje të tjera me ekipe të mëdha.'

Më tej ajo shton se kampionati i këtij viti ka më pak lojtarë të mëdhenj siç jemi mësuar të shohim në Europiane apo botërore të mëparshme.

'Këto skuadra kanë shumë pak nga hijeshia e atyre emrave që kanë qenë. Edhe titullarëve të klubeve nuk janë shumë të pranishëm.'

Ndërsa si tifoze e Spanjës shpreson për fitore ndaj Gjermanisë dhe një ndeshje me Portugalinë në gjysmëfinale.

'Do doja Portugalinë në gjysmëfinale.'

Për Markon do të kemi një gjysmëfinale mes Gjermanisë dhe Francës.

'Unë mendoj se do kalojë edhe Gjermania me Francën.'

Ndërsa duke iu kthyer ndeshjes së Hollandës, Marko pëlqen portokallinjtë kur bëjnë sulmet e shpejta.

'Shumë ndeshje kanë ngjashmëri me njëra tjetrën nga mënyra si luajnë. Besoj se ka shumë skuadra që në rreshtmin e tyre konfigurojnë atë çka kanë në skuadër. Holanda ka shumë lojtarë të shpejtë në skuadër. Në momente të veçanta fusin ritmin. Në momentin kur sulmojnë ata lojtarë me agresivitetin e tyre më pëlqejnë.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?