Sport

'Minuta Zero'/ Karriqi dhe Marko: Eriksen nuk mund të luajë më futboll, u ngarkua psikologjikisht te Interi

13 Qershor 2021, 16:11| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 17:08

  • Share

Christian Eriksen është tema kryesore e Europianit, pasi shëndeti i tij ka kaluar në plan të dytë monemtalisht futbollin. I ftuar në emisionin ‘Minuta Zero’ profesor doktor Albert Karriqi shpjegon atë që ndodhi me futbollistin e Danimarkës, i cili mbeti i shtrirë në fushë për shkak të një arresti kardiak.

“Ky nuk është njeri i sëmurë, kjo ndodh nga tejkalimi i mundësive funksionale që ka. Të kap ndodnjëherë rimti, që të krijohet një ngërç, në pulpë dhe në kofshë. Për këtë mund të bëjmë streçing. Tani ky ngërç mund të ndodhë edhe në zemër se muskul ka edhe aty. Kur ndodh do të thotë arrest kardiak sepse muskuli nuk punon, bëhet si lëmsh. Në këtë rast do një goditje.”

Për Andrea Markon, një tjetër të ftuar në ‘Minuta Zero’, ajo që ndodhi me Eriksen ishte qartësisht një ngarkesë psikologjike që futbollisti ka marrë me Interin.

“Unë kam përshtypjen se ai është ngarkuar psikologjikisht. Edhe në Seria A, është zëvendësuar, ka ndienjur në stol, është fuutur në herën e dytë. Konte nuk është sjellë njerzillikshe me të, humane. Sa herë që futej në lojë ai nuk kishte buzëqeshje në fytyrë.”

Të dy analistët sportiv janë të mendimit se Eriksen nuk kthehet më në fushën e lojës.

“Do jetë shumë problem për Eriksen s’e ka edhe moshën e madhe dhe nuk mund të rikuperohet.”

“Nuk rikuperohet është e pamundur. Ky arrest kardiak mund të përsëritet në zonë më poshtë. Për të luajtur nuk besoj se mund të luajë më.”

‘Minuta Zero’ është një emision i dedikuar Europianit, që transmetohet çdo ditë në orën 14:00-15:00 në Report TV. Aty mund të gjeni gola, analiza teknike, opinione, parashikime dhe risi teknologjike që lidhen me ‘Euro 2020’.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?