'Minuta Zero'

Minuta Zero/ Mulaj: Kur nuk është mirë Juventus, nuk është mirë Italia! Karriqi: Çerekfinalet do tregojnë pikat e dobëta të skuadrave

3 Korrik, 20:18| Përditesimi: 3 Korrik, 20:25

  • Share

Sot është një ditë pushimi sa i përket Kampionatit Europian. Çiftet çerekfinaliste janë konkretizuar, teksa të premten luhet Spanjë-Gjermani dhe Portugali-Francë, ndërsa të shtunën Angli-Zvicër dhe Holandë-Turqi.

Në ‘Minuta Zero’ eksperti Albert Karriqi dhe moderatorja Esmeralda Mulaj diskutuan mbi fazën ku ka hyrë Euro 2024. Mulaj thekson se ky europian ka rrëzuar disa mite, pasi tashmë çdokush nuk interesohet për ekipin e zemrës por për kombëtaren shqiptare.

'Europiani është eveniment i rëndësishëm. Shqipëria na ka bërë të bien ato mitet. Më shumë po shohim Sylvinho do rrijë apo do largohet,. Ç’po ndodh me Brojën, Ramadanin dhe jo me Italinë. Futbolli ka një gjë, fati jo gjithmonë ndihmon më të mirin dhe është vetëm 90 minuta. Të gjithë prisnin Austrinë të ishte hirushja por ja që ishte Turqia. Ekipet e mëdhaja janë mësuar me kompeticione të jashtëzakonshme janë të ftohtë ndaj tyre. Vendet e vogla, ata që marrin pjesë për herë të parë, luftojnë me shpirt. Në botëror ne pamë Marokun.'

Karriqi shprehet se këto ndeshje të çerekfinaleve nuk do jenë si të mëparshmet, pasi trajnerët do ridimensionojnë ekipet për këtë fazë. Këto janë ndeshje sipas Karriqit, ku skuadrat shpërfaqin problemet që kanë.

'Kjo është pikëpyetja më e madhe. Në përballjet tani dalin pikat e dobët . Me Hollandën do dalin pikat e dobëta. Qëndrsulmuesi i Hollandës ka probleme në shënim. A do të jenë si pika të dobët ku do shfrytëzoj kundërshtari. Do shfrytëzoj Turqia për ti dhënë pak mundësi Hollandës të jetë e dendur në fazë e sulmit. Hollanda a do përshkallëzoj këto vertikalizime? Ky është ridimensionimi i trajnerëve. Deri tani Turqia është surprizë. Asnjë ekspert që kam lexuar nuk e llogariste Turqinë për surprizë. Austria reagoi që kishte pika të dobëta. Mesfushorët qëndrorë i përdori si ëinger.'

Sa i përket Turqisë, Karriqi thotë se nuk pritej të ishte surprizë dhe është një skuadër që ka lëvizshmëri të lartë.

'Turqia këtë rradhë nuk tregoi atë që ka pasur. Tregoi lëvizshmëri ka rritur 8% volumin. A është kjo Turqia? Janë bërë kontrolle dopingu.'

Duke iu kthyer edhe një herë skuadrës tonë kombëtare, Mulaj thotë se do mbetemi gjatë në histori me golin më të shpejtë në Europiane.

'Lajm jemi ne. Kemi lënë një shenjë. Turqit mbajnë rekord edhe për golin në botëror. Ishte një gol i shpejtë. Ata nuk përbëjnë më lajm. Goli i Nedim Bajramit ishte i jashtëzakonshëm. Nuk është se njerëzi, nuk u mërzitëm pse u eliminua Italia. Problemi është se si u mund. Ishte si ekip fillestar. Nuk la shenjë. Siç thonë, kur nuk është mirë Juventusi nuk është mirë Italia. Blloku i Interit të largohet se pa Juventusin nuk ecën. Autogolat më të bukur i ka shënuar Holanda.'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?