‘Miqësia që përfundoi në plumba’, fqinjët të tronditur pas vrasjes së dy vëllezërve në Roskovec: Hanin e pinin bashkë, u zunë për fëmijët

11 Shtator, 11:29| Përditesimi: 11 Shtator, 13:17

  • Share

FIER- Banorët e Roskovecit janë të tronditur nga vrasja e dyfishtë e dy vëllezërve Kurtaj ditën e djeshme. Për Report Tv, ata flasin për raportet mes dy familjeve Kurtaj dhe familjes së autorit Kuka. Të gjithë banorët e zonës i përshkruajnë marrëdhëniet mes tyre shumë të mira, madje i quajnë si vëllezër, që hanin e pinin në banesat e njëri-tjetrit. 

Një sherr i fëmijëve më datë 9 shtator ka çuar në përplasjen e djeshme mes Altin Kukës dhe dy vëllezërve Gramoz e Lavdimir Kurtajt, 52 dhe 46 vjeç, që përfundoi në vrasje. 

“Ai që i plagosi, që është në burg, rrinte tek ata, hante pinte. Shkonin si vëllezër. Vetëm nga kalamajtë nisi sherri. I vrau me automatik.

Nuk kishin asgjë. U shokuam, ngelëm pa fjalë, nuk themi dot gjë. Nuk kishin ngatërresa më parë. Po nga sherri i fëmijëve, nuk e prisnin as nga Altini, as nga këta. Njerëz punëtorë, të nderuar. Autori u dorëzua vetë në polici, me makinë vetë shkoi.

Hanin e pinin bashkë, ishin si vëllezër. U zunë kalamajtë, djemtë zihen, por është puna që i nda i madhi”, thonë banorët e zonës për Report Tv.

Ndërsa kanë qenë në qendër të fshatit, në një lokal në pronësi të Gramos Kurtaj, aty ka mbërritur 49-vjeçari Altin Kuka bashkë me të birin 21 vjeç në Kurjan të Roskovecit, për t’u sqaruar pas konfliktit që kishte pasur i biri me djalin e Gramos Kurtajt. 

Sipas dëshmive në vendngjarje, sherri ka degraduar në fyerje dhe përleshje fizike midis dy vëllezërve dhe autorit. Ndërkohë, 49-vjeçari Kuka, i cili kishte dhe automjetin pranë, ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar drejt dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri në spitalin rajonal të Fierit.

Pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariatin e Policisë Fier bashkë me armën e krimit. Policia po punon për të zbardhur motivin e sherrit të të rinjve që çoi në vrasjen e dyfishtë. Mësohet se autori Kuka ishte i adoptuar nga tezja e tij, ndërsa po ashtu edhe një prej vëllezërve ishte adoptuar nga xhaxhai.

Për banorët e fshatit, kjo është një ngjarje e rëndë dhe janë të tronditur, pasi ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur kurrë në këtë fshat. Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë, në një lokal në hyrje të qytetit të Roskovecit, një i mitur 15-vjeçar ka plagosur rëndë me thikë një 39-vjeçar për shkaqe banale.

Vrasja e dyfishtë në fshatin Kurjan - 10 shtator 2024
Viktimat dy vëllezër
Lavdimir Kurtaj 46 vjeç 
Gramos Kurtaj 52 vjeç  
Autori
Altin Kuka 49 vjeç  - vetëdorëzohet

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 11/09/2024 11:37

    Dy u futën në dhe tjetri do kalbet gjith jetën në burg përjetë,çfar fituan kokëfortësi fshatareske....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?