Lajmërimi për ndeshjen miqësore

Miqësore luksi/ Pas u përball me Interin një vit më parë, Egnatia do të sfidojë Napoli më 28 korrik

19 Korrik, 17:25| Përditesimi: 19 Korrik, 17:34

  • Share

Egnatia ekipi kampion i Shqipërisë do luajë një ndeshje miqësore me ekipin e njohur italian Napoli më 28 korrik.

Vitin e kaluar Egnatia e Rrogozhinës luajti një miqësore luksi në vere ndaj Interit ndërsa këtë verë ndaj Napolit.

Napoli do luante me turqit e Adana Demirspor miqësoren por për shkak të problemeve organizative ka ndryshuar rival e do luaje me Egnatian.

Egnatia pasi u eliminua nga Champions do të vazhdoje aventurën në Europë ndaj islandezëve të Vikingur në Conference League me ndeshjet që do luhen më 25 korrik dhe 1 gusht e në mes të këtyre sfidave për Europën do jetë miqësorja me Napolin.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?