Skuadra e Egnatias

Sport

Miqësoret ‘europiane’/ Shkëlqejnë Egnatia, Partizani dhe Dinamo! Zhgënjen Vllaznia

25 Qershor, 13:34| Përditesimi: 25 Qershor, 13:42

  • Share

Skuadrat shqiptare që do të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare kanë zhvilluar disa teste miqësore përgatitore të marten e 24 qershorit, duke dhënë sinjale pozitive, por me një përjashtim.

Egnatia, kampionia në fuqi e Superligës vijon formën e mirë duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj CSKA 1948 të Bullgarisë (golat nga Lushkja dhe Ndreca). Një paraqitje e mirë që konfirmon ambiciet e skuadrës nga Rrogozhina për Europën.

Fitore të thellë arriti edhe Partizani, i cili dominoi ndaj Rabotnickit duke triumfuar 3-0. Golat për të kuqtë u shënuan nga Keko, Skuka dhe Garcia, që treguan pjekje në lojë me Gegën në stol.

Në një tjetër ndeshje miqësore, Dinamo konfirmoi rritje nën drejtimin e Ilir Dajës, duke fituar 4-1 ndaj Ballkanit. Itodo Mandela ishte protagonist me dy gola, ndërsa Bregu dhe Nani vulosën suksesin e thellë të bluve të kryeqytetit.

Vllaznia ishte e vetmja skuadër që zhgënjeu në rezultat, pavarësisht përpjekjeve në sulm. Shkodranët u mposhtën 5-3 nga Koperi i Sllovenisë. Për kuqeblutë shënuan Yago, Dodaj dhe Gruda, por problemet në mbrojtje dolën sërish në pah.

Këto miqësore shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerët në prag të sfidave evropiane, ku niveli i konkurrencës do të jetë edhe më i lartë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?