Juventus 0-2 Atl. Madrid

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

12 Gusht, 13:14| Përditesimi: 12 Gusht, 13:26

  • Share

Klubet elitare evropiane dhe jo vetëm, janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit gjenerale para nisjes së sezoneve të reja. Të diel janë zhvilluar disa duele, ku spikat fitorja e Liverpool, humbja e Juventus apo barazimi i Interit në Londër kundër Chelesa.

Liverpool fitoi 4-1 me Sevillan në shtëpi. Trajneri i të kuqve, Arne Slot zhvilloi ndeshjen e tij të parë në ‘Anfield’, pasi kishte udhëhequr skuadrën e tij të re në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara, ku mundën Real Betis, Arsenal dhe Manchester United. Skuadra e Slot kishte një punë të lehtë ndaj Sevillas, duke e mposhtur atë 4-1, me golat e Diogo Jota, Luis Diaz (x2) dhe Trey Nyoni.

Në Londër, miqësorja e luksit mes Chelsea dhe Interit u mbyll 1-1. Për zikaltërit titullar luajti Kristjan Asllani, ndërsa goli në pjesën e parë u shënua nga Thuram, pas asistit të Correa. Në minutën e fundit Lesley Ugochukwu barazoi për Chelsea. Armando Broja sërish ka qenë i padëshiruar, me Blutë që i kanë ‘treguar derën’.

Juventusi humbi miqësoren me Atletico Madrid, me bardhezinjtë që u mposhtën me shifrat 0-2. Spanjollët i shënuan dy golat në pjesën e dytë, teksa i pari që festoi ishte Joao Felix në minutën e 48.  Ndërkohë, pesë minuta para fundit Correa vendosi përfundimisht triumfin e Atleticos, teksa argjentinasi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?