Përgatitjet e ekipit U-19

Miqësoret ndaj Maltës U-19/ Trajneri Bledi Shkëmbi fton 20 lojtarë, shtatë nga ekipet në Shqipëri

16 Mars, 22:54| Përditesimi: 16 Mars, 22:55

  • Share

Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maltën U-19 në datat 20 dhe 22 mars. Të dyja takimet do të luhen në Maltë në stadiumin “Centenary Stadium” në orën 19:30 dhe ky do të jetë grumbullimi i parë zyrtar për trajnerin Bledi Shkëmbi me Kombëtaren U-19.

Tekniku kuqezi ka publikuar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat miqësore me Maltën U-19.

Trajneri Shkëmbi ka thirrur 20 lojtarë, teksa 7 prej tyre vijnë nga ekipet e kampionatit shqiptar. Pjesa tjetër e lojtarëve aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, ndërsa Eltion Misini luan me skuadrën e Ferizajt në Kosovë.

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet të hënën në mëngjes dhe më pas ekipi do të udhëtojë drejt Maltës, aty ku do të kryhen edhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore.

Më poshtë lista me emrat e 20 lojtarëve:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?