Moment nga ndeshja

Miqësorja e dytë për U-19/ Kosova mposht 2-5 Shqipërinë në 'Arena Egnatia'

8 Qershor, 19:57| Përditesimi: 8 Qershor, 19:58

  • Share

Shqipëria U-19 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës U-19 në stadiumin “Egnatia Arena”. Dardanët triumfuan në këtë sfidë me rezultatin 5-2.

Trajneri Julian Ahmataj e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kosovës U-19: Amarildo Dervishaj (GK), Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca (C), Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku dhe Flavio Sulejmani.

Ndeshja nisi mirë për Kosovën U-19 që realizoi golin e parë që në minutën e 10-të me Eliot Selishta. Dardanët dyfishuan rezultatin menjëherë me Leart Hotin në minutën e 12-të, ndërsa golin e tretë e realizoi sërish Eliot Selishta në të 27-ën. Shqipëria pas disa rasteve të mira gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e pjesës së parë, në kohën shtesë me Flavio Sulejmanin.

Pjesa e parë u mbyll 1-3. Në fraksionin e dytë kuqezinjtë shënuan golin e dytë në minutën e 77-të me Frederik Toskun. Megjithatë Kosova U-19 shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fundin e takimit me Elvaris Suplja dhe Medin Gashi.

Kjo ishte miqësorja e dytë e Shqipërisë U-19 me Kosovën U-19, teksa këto sfida ishin të vlefshme për stafin teknik për të parë gjendjen e lojtarëve, teksa fokusi i përgatitjeve është te kualifikues për Kampionatin Europian U-19 “Rumani 2025”.

 Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria U-19 u pozicionua në Grupin 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin nëntor të këtij viti.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?