Panucci dhe lojtarët e kombëtares gjatë seancës stërvitore

Sport
Top 24

Miqësorja e kuqezinjve, kombëtarja braktiset nga tifozët, 'fati' i Panuccit në dorë të Uellsit të Gigs

20 Nëntor 2018, 17:08| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 17:18

  • Share

Kombëtarja shqiptare luan sot në mbrëmje sfidën miqësore me Uellsin, një ndeshje që konsiderohet si një provë për kuqezinjtë tanë, që duhet të reagojnë pas humbjes së thellë të pësuar të shtunën nga Skocia, me rezultatin 4-0. Skuadra përfaqësuese është e goditur nga ana psikologjike, ndërsa trajneri Christian Panucci duket se po ndien hijen e shkarkimit nga detyra.

Në konferencën për shtyp të së hënës, trajneri italian deklaroi se do të bëjë ndryshime dhe se ideja e tij për të aplikuar një lojë sulmuese te skuadra jonë kombëtare ishte e gabuar. Mbetet për të parë se cilët do të jenë të përzgjedhurit e tij për këtë ndeshje.

Ajo që është e sigurtë për skuadrën tonë kombëtare është se, do të jenë sërish në dispozicion të trajnerit Basha dhe Hysaj, që rikthehen pas skualifikimit për shkak kartonash, duke mbetur jashtë skuadre për sfidën aq të rëndësishme me Skocinë. Por, ndeshja me Uellsin nuk do të jetë aspak e lehtë për kombëtaren shqiptare, kjo sepse përballë ajo do të ketë një skuadër që ka në radhët e saj lojtarë si Aaron Ramsey dhe Gareth Bale, e që në klasifikimin e FIFA-s gjendet në vendin e 18.

Në "Elbasan Arena" pritet një atmosferë e ftohtë, pasi deri në këto momente vërehet interes i vogël nga ana e tifozerisë. Nga ana tjetër, dhjetëra tifozë të ishullorëve nuk kanë ngurruar të udhëtojnë drejt vendit tonë për të ndjekur kombëtaren e tyre, njësoj si skocezët e shumtë fundjavën e kaluar në "Loro Boriçi". 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?