Sport

Miqësorja kundër Gjibraltarit, Kombëtarja mbyll sot përgatitjet! Drejtësinë e vendosin arbitrat nga Uellsi

3 Shtator, 09:59| Përditesimi: 3 Shtator, 16:30

  • Share

MALAGA - Kombëtarja jonë e futbollit vijon me përgatitjet në Spanjë në prag të miqësores kundër Gjibraltarit. Sylvinho do ketë mundësi të shohë të besuarit e tij në aksion të enjten duke nisur nga ora 18:00, në prag të përballjes kundër Letonisë për kualifikueset e Kupës së Botës.

Kuqezinjtë prej të hënës janë duke u stërvitur në Malaga të Spanjës për këtë duel, ndërsa trajneri ka ndjekur nga pranë formën e të tijve. Përballja kundër Gjibraltarit është e para në histori mes dy skuardave. Në prag të këtij dueli trajneri brazilian nuk do ketë të gatshëm të dëmtuarit Ylber Ramadani, Ernest Muçi dhe Elhan Kastrati. 'Goditja' më e madhe ishte largimi i Adrian Bajramit drejt Zvicrës, duke lënë ekipin kuqezi.

Me ekipin janë thirrur Simon Simoni, Enis Çokaj, Maldin Kaçurri dhe Cristian Shpendi.

Trajneri Sylvinho do ketë sot pasdite një seancë finale stërvitore, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve, ndërsa janë mësuar edhe arbitrat që do gjykojnë këtë takim.

Një treshe nga Uellsi, me kryesor Aaron Wyn Jones dhe ndihmësa Daniel Beckett e Harry Hendricks do jenë në fushë, ndërsa arbitër i katërt është vendosur Jason Barcelo nga Gjibraltari.

Të enjte (nesër) në orën 18:00 e gjithë vëmendja do jetë në 'Europa Point', ndërsa Kombëtarja më datën 9 shtator luan në Tiranë kundër Letonisë, sfidën e Grupin K kualifikues për Kupën e Botës. Ky duel është më shumë se i rëndësishëm për "ëndrrën amerikane" të tanëve.

Kryesori Aaron Wyn Jones

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?