Në miqësoren kundër Arabisë Saudite, që do të luhet më 26 tetor, pjesë e kombëtares do jetë edhe dy futbollistë të cilët më herër nuk e kanë veshur fanellën A të kuqezinjve.
Është mësuar se Jasir Asani, ish-futbollisti që luan në Hungari te Kisvarda, është thirrur nga trajneri Edy Reja. Gjithsesi te hungarezët ka patur fillimisht një hezitim, pasi kjo ndeshje nuk është në kalendarin e UEFA-s dhe do të mësohet në vijim më saktësisht nëse Asani do jetë me kombëtaren apo jo.
Ndërkohë e njëjta gjë vlen edhe për Ardit Tolin, ish-futbollistin e Tiranës që tani luan në Ukrainë te Vorskla Poltava. Edhe mesfushori do ketë mundësinë të veshë për herë të parë fanellën e kombëatares.
Ndeshja me Arabinë Saudite do të luhet në Abu-Dabi, ndërsa për herë të parë dy kombëtaret përballen me njëra-tjetrën.