Kombëtarja e futbollit

Sport

Miqësorja Shqipëri - Jordani në Tiranë, dalin në shitje biletat e ndeshjes

16 Shtator, 12:10| Përditesimi: 16 Shtator, 12:14

  • Share

Më 14 tetor, Kombëtarja do të luajë një ndeshje miqësore kundër Jordanisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 19:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’, Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se duke nisur nga sot kanë mundësinë që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: BILETAT SHQIPËRI – JORDANI.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe se çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

  • Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
  • Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  • Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?