Miqësorja Spanjë-Shqipëri, ja kush do të vendosë drejtësi në sfidë e Barcelonës

23 Mars 2022, 12:29| Përditesimi: 23 Mars 2022, 12:32

  • Share

Spanja dhe Shqipëria do të përballen të shtunën në Barcelonë në një ndeshje miqësore. Drejtësinë do ta vendosë një gjyqtar nga Malta. Trastin Farruxha, 36-vjeç, do të vendosë drejtësinë. Ai në karrierën e tij ka gjykuar 274 ndeshje.

Farruxha ka stemën e FIFA-s që nga viti 2015 dhe kulmin e gjykimit e ka në Ligën e Konferencës. Është hera e parë që arbitri maltez do të vendosë drejtësi në një ndeshje të Shqipërisë, madje nuk ka pasur të bëjë as me klube në arenën europiane. Në 274 ndeshjet që ka arbitruar maltezi e ka nxjerrë 1108 herë kartonin e verdhë nga xhepi. 64 janë kartonët e kuq të akorduar nga Farruxha.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?