Stadiumi i Evian-it në Francë

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri rrezikon të luhet pa tifozë

2 Qershor 2018, 19:11| Përditesimi: 2 Qershor 2018, 19:17

  • Share

Ndeshja miqësore Shqipëri-Ukrainë do të luhet në stadiumin e Evianit të Francës. Stadiumi është jo vetëm është shumë i vogël, por edhe nuk ka as tribuna të mirëfillta. 

Këta të fundit, meqë bëhet fjalë në fakt për një fushë stërvitore, nuk kanë as ndenjëse të përshtatshme, siç e kërkon një aktivitet i njohur nga FIFA, që do gjykohet nga gjyqtar ndërkombëtar.

Kësisoj, edhe pse janë nxjerrë në shitje biletat me çmim 40 franga, nuk është e sigurt se ndeshja në fjalë do të zhvillohet me praninë e tifozëve, pasi nuk plotësohen kushtet minimale për ta në këtë impiant. 

Ndaj pritet që edhe ato 3500 vende në tribunën e vetme të këtij impianti, të mbeten bosh, duke e bërë edhe më të pakuptimtë zhvillimin e kësaj ndeshje. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?