Presidenti i FFK, Fadil Vokrri

Sport

Miqësorja Kosovë-Shqipëri, Vokrri: Po punojmë, por s'ka ende gjë konkrete

3 Prill 2018, 20:08| Përditesimi: 3 Prill 2018, 20:13

  • Share

Dje është përfolur për një ndeshje miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kuqezinjtë e Panuccit kanë zyrtarizuar njër sfidë të tillë në qershor, në datat e lira të FIFA-s, ndërsa është në pritje për tjetrën, që do ta luajnë në Zvicër, ku do të kryejnë një zbor 8-ditor. Ukraina do të përballet me përfaqësuesen tone më 2 qershor, ndërkohë që për Kosovën duhet pritur, pasi nuk ka asgjë konkrete për momentin.

Ka qenë presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, ai që ka sqaruar gjithçka në këtë drejtim. 

“Kemi biseduar një herë, por jo për të gjitha detajet. Është e mundshme të luhet një miqësore kundër Shqipërisë, por nuk është ende asgjë konkrete. Shqipëria ka një ndeshje me Ukrainën dhe ne nuk e dimë se si do të procedojmë, meqenëse presim të luajmë një miqësore, nëse stadiumi i Prishtinës do të përfundojë. Jemi në dilema të mëdha, jo për shkak tonin, por për shkak të stadiumit”.

Fadil Vokrri, President i Federatës së Futbollit të Kosovës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?