Mira Murati

Mira Murati, CEO e 'Open AI', kompania që krijoi Chat GPT! Pasuria dhe karriera e shqiptares që fitoi besimin e bordit

18 Nëntor 2023, 10:20| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 18:01

  • Share

Shqiptarja Mira Murati do të jetë drejtore e ekzekutive e kompanisë Open AI, që krijoi Chat GPT, pasi bordi ekzekutiv shkarkoi bashkëthemeluesin dhe njëkohësisht drejtorin ekzekutiv Sam Altman, pasi nga një proces shqyrtimi u zbulua se nuk është treguar gjithnjë i sinqertë në komunikimin me bordin.

“Është nder dhe përulje për mua të marr drejtimin e lidershipit pas largimit të Sam Atlman’ shkruajti Murati në një reagim për Bloomberg.

Deri dje drejtuesja teknologjike e kompanisë OpenAI, Mira Murati do të marrë përsipër detyrën e drejtueses ekzekutive të përkohshme, ndërkohë që kompania do të fillojë procesin e gjetjes së një drejtuesi të përhershëm. 

Të premten (17 nëntor 2023) bordi i Open AI deklaroi se Murati tha se ka qenë në skuadrën e lidershipit për 5 vite.

 “OpenAI u strukturua qëllimisht për të çuar përpara misionin tonë: për të siguruar që nga inteligjenca e përgjithshme artificiale të përfitojë mbarë njerëzimin. Bordi mbetet plotësisht i përkushtuar për t'i shërbyer këtij misioni. Ne jemi mirënjohës për kontributet e shumta të Sam në themelimin dhe rritjen e OpenAI. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se lidershipi i ri është i nevojshëm ndërsa ecim përpara. Si drejtuese e funksioneve të kërkimit, produktit dhe sigurisë në kompani, Mira është jashtëzakonisht e kualifikuar për të qenë në rolin e CEO-së së përkohshme. Ne kemi besimin maksimal në aftësinë e saj për të udhëhequr OpenAI gjatë kësaj periudhe tranzicioni” thuhet në një deklaratë të bordit të 17 nëntorit 2023.

Një raport i ‘Investor Times’ vlerëson se pasuria e saj kap vlerën e 5 milionë dollarëve në 2023.

Ka lindur në 1988 në Shqipëri. Pasi kreu studimet me rezultate të shkëlqyera shkoi në SHBA ku vijoi edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë

35-vjeçarja shqiptaro-amerikane nga San Fancisko ka punuar si menaxhere e lartë në prodhimin e  Model X në Tesla të Elon Musk midis 2013 dhe 2016. Ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajore. Ka mbikqyrur dhe skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.

Ajo i u bashkua OpenAL në vitin 2018 si Shefe e Teknologjisë në këtë kompani që ka krijuar modelin revolucionar ChatGPT dhe Dall-E. Për 5 vite ka qenë në skuadrën e lidershipit të kësaj kompanie.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cmim Nobel: 18/11/2023 19:37

    mira murati meriton cmim Nobel ne shkence !

    Përgjigju
    • Shqip first: 28/11/2023 00:01

      Nje it si ajo me super brain jo 5mil$ por per 5vite i ka te sigurta 500mil$ ! Nese e ka krijuar nje here kete modelin artificial e ben prap, shume rast i rralle per femrat te jene aq afta ne tecnology (ok kemi Marie Cyrie) dikur etj por sot gjigand teknologjie jane burra me shume ndaj besoj e meriton nje Nobel dhe per shpikjen qe ka bere! Jemi shume larg asaj neve pasi ka vite qe punon ne tech me te medha ne bote ! Ndaj me 99% cmim NOBEL merr Murati kete vit ose tjetrin e meriton !

    • tjeta: 21/11/2023 20:28

      tjeta

    • SHQIP: 21/11/2023 09:50

      PO ASGJE NUK THUHET SI I BERI 5 MILIONE DOLLARE. SE VETEM ME PUNESIM NUK BESOJ SE BEHEN AQ

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?