Mira Murati dhe Mark Zuckenberg

Bota

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s'i merr dot punonjësit as me dyfishin e pagës

1 Gusht, 22:32| Përditesimi: 1 Gusht, 22:38

  • Share

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti.

Tani një raport online zbulon se pas ScaleAI, Zuckerberg u përpoq të blinte një tjetër startup në fushën e Inteligjencës Artificiale – Thinking Machines Lab të shqiptares Mira Murati.

Siç raportohet nga Wired, në një refuzim tronditës ndaj njërit prej emrave më të mëdhenj të teknologjisë, Mira Murati, ish-drejtoreshë e teknologjisë e OpenAI dhe themeluese e Thinking Machines Lab, zbuloi se asnjë nga anëtarët e ekipit të saj nuk i pranoi ofertat prej miliarda dollarësh të Meta-s për t’u bashkuar me Superintelligence Lab-in e saj të sapohapur.

Mira Murati në ekipin e saj hodhi poshtë ofertën e Mark Zuckerberg-ut

Sipas një raporti nga Wired, Thinking Machine Labs hodhi poshtë ofertën marramendëse prej 1 miliard dollarësh nga Meta për t’u bashkuar me Superintelligence Lab-in e saj. Paketat e kompensimit varionin nga 200 milionë dollarë në 1 miliard dollarë gjatë disa viteve – për të joshur studiuesit më të mirë të IA-së nga startup-i i Muratit.

“Deri më tani në Thinking Machines Lab, asnjë person i vetëm nuk e ka pranuar ofertën,” konfirmoi Mira për Wired.

Megjithatë, nga ana tjetër, drejtori i komunikimit të Meta-s, Andy Stone, nuk është pajtuar me këtë deklaratë. Siç raportohet nga Wired, Stone tha: “Ne bëmë oferta vetëm për një numër të vogël njerëzish në TML dhe ndërsa pati një ofertë të konsiderueshme, detajet janë të pasakta. Në fund të fundit, e gjithë kjo ngre pyetjen se kush po e dredh këtë rrëfim dhe pse”.

Thinking Machines Lab mblodhi fonde me një vlerësim prej 2 miliard dollarësh pa lëshuar ende një produkt dhe është bërë shpejt një nga startup-et më të ndjekura të IA-së kohët e fundit. Njerëzit brenda industrisë thonë se vizioni dhe lidershipi afatgjatë i Mira Muratit janë arsyet kryesore pse ekipi i saj mbetet i bashkuar, edhe përballë ofertave rekord.

Thuhet gjithashtu se studiuesit në Thinking Machines Lab i japin përparësi pavarësisë së tyre dhe mundësisë për të formësuar të ardhmen e IA-së nga themelet, të lirë nga kufizimet e një strukture të madhe korporative.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?